[vc_row][vc_column][vc_column_text]Bashkia Skrapar zhvillon për herë të parë eventin për fëmijë Miss dhe Mister Children, me ndërmjetësim dhe interesim të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë Nesim Spahiu.  Ky aktivitet u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Riza Cerova “ në një sallë të tejmbushur.

Kryetari i Bashkisë, Nesim Spahiu :

“Organizimi i këtij eventi,  është një ngjarje me rendësi të vecantë për të gjithë Bashkinë Skrapar.  Idenë për organizimin e këtij eventi në qytetin e Çorovodës e prita me shumë kënaqësi, dhe falenderoj të gjithë organzuesit e tij,  për këtë performancë kaq të bukur që na dhuruan sot.

Skrapari është një zonë jo vetëm me bukuri natyrore dhe turistike, por është një zonë dhe bukuri njerëzore, shpirtërore, dhe artistike. Këto spektakle janë një mundësi shumë e mirë për evidentimin e këtyre vlerave,  e talenteve të ardhshme që më pas kur të rriten do të vazhdojnë rrugën e artit për të përfaqësuar denjësisht origjinën e tyre, Skraparin.

Fëmijet do të kenë  gjithmonë vëmendjen që meritojnë jo vetëm nga bashkia, por dhe unë personalisht si kryetar i saj,  duke krijuar kushte sa më të mira për mësimin dhe argëtimin e tyre.”

Në fund për për fituesit e Miss dhe Mister Children u dhuruan nga Kryetari i Bashkisë, Nesim Spahiu çmime me vlerë 10 mijë lekë të reja.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row]