Projekti i Bashkisë Skrapar “Rikostruksioni i Shkollës Zylyftar Veleshnja “ renditet i pari duke marre 98 pikë nga 100 pikë të mundëshme ,nga 44 projekte të paraqitura për financim nga IADSA ,Konvertimi i Borxhit Italo-Shqiptar.
Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu, ditën e djeshme në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Financave në prezencë të Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ambasadorit Italian Alberto Cutillio, mori në mënyrë simbolike aprovimin e këtij financimi.Nga 44 projekte të propozuara për financim vetëm 15 projekte do të financohen nga IADSA sipas pikëve të marra nga komisioni i vlerësimit.
Fitorja e këtij projekti tregon seriozitetin dhe vizionin e punës së bashkisë Skrapar dhe Kryetarit të saj Nesim Spahiu për zhvillimin e zonës nëpërmjet skemës së aplikimit në projekte me fondacione të huaja dhe vendase ,eksperiencës së fituar nga Projekti Devops ,krijimit të sektorit të projekteve për aplikim nga fondet e Bashkimit Europian .