[vc_row][vc_column][vc_column_text]Inagurohet fillimi i punimeve të rrrugës Çorovodë –Përmet .

Ky segment rrugor do të ndërtohet nga Kompania Salillari një nga më seriozet që operon në sektorin e ndërtimit të rrugëve.
Kjo rrugë është një nga investimet më të shumëpritura nga komuniteti prej vitesh e cila më në fund gjeti rrugën e financimit.
Ndërtimi i saj do të ketë përfitime shumë të mëdha për të dy zonat Skraparin dhe Përmetin , Luginen e Osumit dhe asaj të Vjoses .
Ajo do të rrisë shumë volumin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve , jo vetëm ndërmjet dy bashkive Skrapar dhe Përmet por dhe me Greqinë fqinje veçanërisht për zonën e Beratit duke e shkurtuar ndjeshëm distancën me doganën më të afërt tre urat.
Do të rrisë numrin e vizitorëve dhe turistëve të cilët do të vijnë drejtpërdrejt nga Greqia ,Përmeti dhe Gjirokastra .
Kompania fituese që do të merret me ndërtimin e kësaj rruge Salillari është një nga kompanitë më serioze në vend dhe  kjo rrugë do të ndërtohet me të gjitha parametrat e kërkuara.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]