Hapja e sezonit turistik në Skrapar ! Skrapari një destinacion turistik gjithëvjetor.

Në datën 12 maj 2017 në sheshin qëndror të qytetit u organizua hapja e sezonit turistik të Bashkisë Skrapar. Ky aktivitet u konceptua si një minifestë më aktivitete promovuese dhe festive. Risi e këtij aktivitetit ishte panairi i produkteve bujqësore degustimi i tyre si dhe Minikampionati i raftingut i Shkollave të Mesme. Aktiviteti u ndoq nga qindra qytetarë si dhe qytetare nga rrethe të tjerë të ardhur enkas për këtë ditë.