Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, në urimin e tij me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.

Për të bërë urimin e vet, ai zgjodhi një nga shkollat e qytetit, shkollën “Zylyftar Veleshnja”, të rikonstruktuar plotësisht me fondet IADSA, konvertimi I borxhit Italo-Shqiptar.

Me lejoni që t`ju uroj Gëzuar Vitin e ri shkollor 2017-2018.

Ky vit mësimor, për ne dhe shkollën tuaj është i veҫantë, pasi proҫesi mësimor këtë vit do të zhvillohet, në kushte moderne të krijuara nga rikostruksioni i shkollës, të mundësuar nga bashkia dhe financim nga fondet IADSA dhe duke përfituar nga rasti t`ju uroj ta gëzoni shkollën e re të rikonstruktuar.

Shkolla Zylyftar Veleshnja është një shkollë që me cilësinë e lartë të proҫesit mësimor ndër vite, numrin e madh të nxënësve ekselentë që ajo ka nxjerrë, stafin e saj mësimor të mëparshëm dhe aktual, me integritet të lartë profesional dhe moral, renditet sot si një nga shkollat më të mira jo vetëm në Skrapar, por edhe në Qarkun e Beratit dhe më gjerë.

Ky emër i mirë që kjo shkollë ka krijuar sot, e lidhur me kushtet e mësimdhënies dhe standartet e saj, ka bërë që shumë nxënës nga zonat përreth të kërkojnë që të shkollohen pranë saj.

Kushtet e mësimdhënies, përmirsimi i tyre ka qënë dhe do të mbetët një prioritet i përhershëm i punës sonë.

Pas rikonstruksionit të shkollës suaj, Shkollës “Kahreman Ylli” nga buxheti i shtetit, ne do të fillojmë rikonstruksionin e kopshtit pranë Gjimnazit i cili do të kryhet nga Tapi, Kopshtit në lagjen 5 shtatori me fondet e Ambasadës së Kuvajtit dukë mundësuar për herë të parë një riknstrksion të plotë të të gjitha ambjenteve shkollore në qytet.

Kjo punë do të vazhdojë në të gjithë territorin e bashkisë Skrapar me qëlllim që asnjë nxënës të mos privohet nga mundësia për të patur një arsimim të mirë, në kushtë të mira dhe pranë qendrës së banimit.

Mesazhi im për këtë ditë festive të veҫantë, fillimin e vitit të ri shkollor, është që të studjoni sa më shumë, të arrini rezultate sa më të larta në mësime, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kompesoni sakrificat e jashtëzakonshme që bëjnë prindërit tuaj për arsimin tuaj, dhe për një të ardhme, më të mirë për veten dhe familjet tuaja.

Faleminderit !