TË GJITHË BASHKË PËR JETËN.
KUNDËR TRAFIKIMIT.

Drejtoria e Shërbimit Social dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës në Bashkinë e Skraparit, realizuan më 31 Tetor 2017 aktivitetin përmbyllës mbi Muajin Antitrafik. Gjatë aktivitetit u prezantuan punime të nxënësve, u recituan poezi me tematikë mbi trafikimin, u kënduan këngë nga fëmijët e QKF Skrapar. Aktiviteti u përshëndet nga fëmijet me një valle tradicionale të Skraparit, me të cilën u prezantuan dhe kostumet popullore.
TË GJITHË BASHKË NE MUNDEMI. THUAJ JO TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE.
THUAJ JO TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE.
FLISNI PËR ATA QË NUK MUNDEN.