Urdhri i Stomatologut nderon me Çertifikatë Mirënjohje, Mjekun Stomatolog Z.Maksim Musabelliu me motivacion “Për kontribut të veçantë mbi 40 vjet për rritjen dhe zhvillimin e shërbimit stamatologjik si mjek stomatolog i talentuar, i palodhur dhe me një etikë të shkëlqyer, në shërbimin dentar shqiptar”.
Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse:  “Skrapari ka nxjerrë njerëz dhe personalitete të shquar, që me kontributin, punën, vlerat e tyre intelektuale dhe morale, kanë kontribuar me sukses në jetën sociale dhe zhvillimin e vendit.
Vlerësimi sot me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Urdhri i Stomatologut per Mjekun Stomatolog Maksi Musabelliu, një figure ikonë e qytetit të Çorovodës, një njeri me dimension të spikatur profesional dhe moral, është një nder i veçantë jo vetëm për të, por dhe për gjithë qytetin.
Pjesëmarrja qytetare në këtë sallë është një tregues i mirënjohjes qytetare, për profesionistët e spikatur si Maksi Musabelliu, që kanë lënë gjurmë në historinë e tij. Skrapari, vitet e fundit, ka njohur zhvillime të jashtëzakonshme positive që kanë afektuar jetën e tij.
Projektet e qeverisë, bashkisë shumë shpejt do ta nxjerrin përfundimisht Skraparin nga harta e zonave fundore, pa infrastrukture, me nivel dhe standart të ulët jetese, duke e shndërruar në një zonë të zhvilluar, me infrastrukture moderne dhe nivel jetese më të lartë.”