Bashkia Skrapar merr pjesë në panairin “Shqipëria punon tokën” i organizuar nga Ministria e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza Tiranë nga data 29 nëntor deri më 30 nëntor 2017. Produktet tipike të stendës së Bashkisë Skrapar, materialet promocionale, kostumet tradicionale të zonës, ngjallën interes tek vizitorët e shumtë që vizituan stendën dhe shprehën vlerësim për cilësinë e lartë dhe orgjinalitetin e tyre. Bashkia Skrapar dhe Kryetari i saj Nesim Spahiu, kanë krijuar tashmë një traditë promocioni për produktet bujqësore të zonës, me organizimin e panairit të përvitshëm të këtyre produkteve, që organizohet ҫdo vit në sheshin kryesor të qytetit. Kjo traditë promocionale do të zgjerohet më tej, me pjesëmarrjen në panairet kombëtare dhe mundësisht ndërkombëtare me qëllim marketimin dhe promovimin e tyre në funksion të zhvillimit të zonës nëpërmjet turizmit.