• Komisionet e Këshillit

    Komisioni i Mandateve ka këtë përbërje:
    1. Shkëlqim Zaimi ( Kryetar Komisioni)
    2.Pëllumb Guri ( Anëtar)
    3.Flora Çela ( Anëtare)

    Komisioni i Ekonomisë, i Zënies me Punë, i veprimtarisë së Financave dhe Buxhetit, ka këtë përbërje:
    1. Fatos Hasanaj (Kryetar)
    2. Shkëlqim Zaimi (Anëtar)
    3. Pëllumb Guri (Anëtar)

    Komisioni për problemet komunale, Pronat e Bashkisë, SShëndetësisë dhe Mjedisit, ka këtë përbërje:
    1. Astrit Mustafarah (Kryetar)
    2. Enkela Gërmenji (Anëtare)
    3. Margarita Mersinasi (Anëtare)

    Komisioni Juridik dhe i Rendit Publik, ka këtë përbërje:
    1. Kujtim Lame (Kryetar)
    2. Andi Bregu (Anëtar)
    3. Myqeret Hebibasi (Anëtar)

    Komisioni i Turizmit, Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka këtë përbërje:
    1. Mimoza Zylyftari (Kryetare)
    2. Lorena Hoxha (Anëtare)
    3. Dritan Pëllumbi (Anëtar)

    Komisioni për Zhvillimin Urbanistik dhe Ndërtimit, ka këtë përbërje:
    1. Kujtim Lame (Kryetar)
    2. Partizan Gorçe (Anëtar)
    3. Shpresa Musabelliu (Anëtare)
    * Përditësim: Korrik 2018

  • Anëtarët e Këshillit

    Këshilli Bashkiak Skrapar ka këtë përbërje (përditësim korrik 2018):

    1. Partizan GORÇE
    2. Mimoza ZYLYFTARI
    3. Shpresa MUSABELLIU
    4. Astrit MUSTAFARAJ
    5. Shkëlqim ZAIMI
    6. Kujtim LAME
    7. Fatos HASANAJ
    8. Flora CELA
    9. Andi BREGU
    10. Pëllumb GURI
    11. Myqeret HEBIBASI
    12. Dritan PËLLUMBI
    13. Enkela GËRMENJI
    14. Lorena HOXHA
    15. Margarita MERSINASI
  • Vendimet e Këshillit

    Vendimarrjet e Këshillit Bashkiak Skrapar publikohen në funksion të trasparencës dhe detyrimit në faqen Vendime.al
    Për të patur një akses më të shpejtë me këto vendime, ju mund të klikoni KËTU

  • Çfarë bën Këshilli Bashkiak?

    Këshilli Bashkiak është organi vendimmarrës i qeverisë bashkiake i cili vendos në mënyrë kolektive:

    a) Politikat për:

    1. Shërbimet, nivelin dhe hapsirën e tyre, që duhet të sigurojë Bashkia.
    2. Krijimin e të ardhurave vendore nepërmjet grumbullimit të taksave dhe tarifave.
    3. Shpenzimet vendore.
    4. Zhvillimet ekonomike, sociale, fizike, arsimore, kulturore dhe argëtuese.
    5. Përfshirjen e banorëve në proçeset vendimmarrëse bashkiake

    Zgjedhja e organeve të qeverisë bashkiake.

    1. Këshilltarët Bashkiak zgjidhen direkt nga zgjedhësit ligjorë sipas listave shumë emërore partiake të shpallura para datës së zgjedhjeve. Për caktimin e këshilltarëve fitues merret parasysh përqindja e votave që ka marrë çdo subjekt politik konkurues.
    2. Kryetari i Bashkisë zgjidhet direkt nga zgjedhësit me konkurim nominal. Autoriteti zgjedhor dhe emërues i Këshillit Bashkiak. “Ligji nr 139/2015, Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
    3. a) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin/rët e Këshillit.
    4. b) Emëron dhe shkarkon sekretarin e Këshillit Bashkiak”. “Sekretari i këshillit emërohet dhe shkarkohet nga këshilli bashkiak, mbi bazën e propozimit të kryetarit të këshillit” (neni 37).

    b) Çështjet Administrative:

    Autorizon Bashkinë të hyjë në marrëdhenie kontraktuale për ofrimin e shërbimeve bashkiake.

    c) Veprime: Për t’u ndërmarrë, brënda hapsirës së autoritetit të tij, në të mirën të komunitetit që përfaqëson. Kryetari i Bashkisë si organi ekzekutiv është përgjëgjës për ekzekutimin e këtyre politikave. Këshilltarët e këshillit mund të veprojnë si këshill bashkiak vetëm në rastet kur ato mblidhen sipas ligjit, statutit dhe rregullores si një organ qeverisës në një mbledhje të ligjshme. Shumica e Këshilltarëve apo të gjithë Këshilltarët e Këshillit mund të veprojnë në emër të këshillit

    vetëm në një mbledhje të këshillit të mbajtur në mënyrë të ligjshme. Çdo vendim i këshillit i marrë në një mbledhje të mbajtur ndryshe konsiderohet i paligjshëm.

    Parimet e punës së Këshillit Bashkiak duhet të jenë

    1. Këshilli i Bashkisë duhet të veprojë si nje organ i vetëm.
    2. Këshilli duhet të proçedojë me punët e tij në mënyrën sa më efiçente.
    3. Këshilli duhet të ndërmarrë veprime me së paku shumicën e Këshilltarëve.
    4. Çdo Këshilltar i këshillit duhet të gëzojë të njëjtat të drejta në pjesmarrjen e tij në proçesin e vendimarrjes.
    5. Regullorja e Këshillit duhet të respektohet në vazhdimësi.
    6. Veprimet e Këshillit duhet të jenë rezultat i një vendimi të marrë me proçdurë të rregulluar dhe jo si rezultat i manipulimit të rregullave proçeduriale të miratuara nga Këshilli. “Numri i Këshilltarëve të Këshillit është 15 (pesëmbëdhjetë)
  • Rregullore e Këshillit Bashkiak Skrapar

    Momentalisht, ky shërbim nuk është i ngarkuar në faqen tonë web. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, deri në një përditësim të ri të kësaj hapësire.

  • Vend-ndodhje

    Këshilli Bashkiak Skrapar, ka këtë adresim vendndodhjeje:
    Qëndra Kulturore “Riza Cerova” Kati i Dytë
    Rruga: “Pasho Hysi”, Lagjja: “Çlirimi” Çorovodë. Skrapar
    Shqipëri. Kod Postar 5401

  • Njoftime të Këshillit Bashkiak Skrapar

    Momentalisht, ky shërbim nuk është i ngarkuar në faqen tonë web. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, deri në një përditësim të ri të kësaj hapësire.