Zhvillohet Mbledhja e Grupit Teknik Multidisiplinar

Më herët,  më datë 11  korrik 2018, për të rritur vlerat dhe rëndësinë që ka Grupi Teknik Multidisiplinar për fëmijët në nevojë për mbrojtje, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Teknik Multidisiplinar në Bashkinë Skrapar. Përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore pjesë e këtij grupi diskutuan mbi problematika. Pjesë e mbledhjes, në tryezën e rrumbullakët ishin përfaqësues të Institucioneve të ndryshme dhe administratorë të ndihmës ekonomike të Njësive Administrative të Skraparit. Pjesëmarrësit u prezantuan me Vendimet e Reja të Këshillit të Ministrave lidhur me rëndësinë e Grupit Ndërsektorial, dhe VKM “Për Bashkërendimin e Mekanizmave për Referimin e Rasteve të Dhunës në Familje”, si dhe njohjen e administratorëve me ligjin 18/2017 “Për mbrojtjen e Fëmijës”.
Përpos këtyre tematikave të rëndësishme sociale, mori rëndesi dhe u diskutua për “menaxhimin” e rasteve të fëmijëve me aftësi të veçantë.
Disa imazhe nga ky takim.

Workshop për Projektin DynaMob2.0

    • Në datën 27.06.2018 , Bashkia Skrapar në kuadër të projektit “DynaMob 2.0” zhvilloi një Workshop informues në lidhje me implementimin e këtij projekti dhe rezultatet që ai pritet të ketë ,në mbrojtjen e ambjentit dhe promovimit dhe inkurajimit të formave të reja të lëvizjes ,makinave elektrike dhe biçikletave . (more…)

      Bashkia Skrapar merr pjesë në eventin “Verë Arbëreshë” Itali


      Bashkia Skrapar mori pjesë në eventin Konkursi i Verërave Arbëreshe 2018. Interesi i jashtëzakonshëm nga pjesëmarrësit në panair për produktet e Skraparit. Bashkia u paraqit ne event me produktet raki dhe mjaltë si dhe materiale promocionale mbi turizmin.
      Elementi më i spikatur i eventit, që tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve ishte koloriteti i kostumeve tradicionale të zonës .Cilësia dhe orgjinaliteti i produkteve bën që të gjitha produktet të shiteshin në panair. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu zhvilloi një sërë takimesh me disa kryetarë bashkie arbëreshe. Skrapari së shpejti do të firmos një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Vaccarizzo Albanese Civitta, gjë që pritet të konkretizohet në shtator 2018.