SHPALLJE  PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË

LLOJI I DIPLOMES SHKENCA JURIDIKE, SHKENCA EKONOMIKE, INXHINIERI

NIVELI MINIMAL I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

Kategoria e pagës II b

Në zbatim të nenit 25 dhe të nenit 26, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Bashkia Skrapar, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin:

1 Drejtor në Drejtorinë Juridike,prokurimeve,dhe Burimeve Njerëzore ne Bashkine Skrapar.

2 Drejtor ne Drejtorine Ekonomike te Bashkise Skrapar,

3 Drejtor ne Drejtorine e Planifikimit te territorit ne Bashkine Skrapar,

4 Drejtor ne Drejtorine e Ndihmes Ekonomike dhe PAK.

Kategoria e pages II-B

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 12/10/2017

Per levizjen paralele

Shih procedurat përkatëse

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 18/10/2017

Per ngitjen ne detyre

Shih procedurat përkatëse

Përshkrimt përgjithësuese te punës:

Drejtori i Drejtorisë Juridike, prokurimeve , të Burimeve Njerëzore ka per detyre:

1. Të ndikojë në zbatimin e ligjshmërisë në gjithë veprimtarinë e punës së administratës së Bashkisë, të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak;

2. Të organizojë dhe menaxhojë punën e drejtorisë, të juristëve dhe kualifikimin juridik të gjithë

administratës së bashkisë;

3. Të koordinojë punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të bashkisë dhe sigurojë konsulencë juridike për të gjitha drejtoritë e bashkisë në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave;

4. Të organiziojë punën për trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve dhe të respektojë afatet

ligjore dhe zgjidhjet juridike të tyre, kur i drejtohen Kryetarit të Bashkisë, Këshillit Bashkiak ose

organeve qendrore;

5. Të ndjekë vetë, përmes një juristi ose përfaqësuesit të autorizuar nga Kryetari i Bashkise të gjitha shkallët e gjykimit të proceseve gjyqësore, ku Bashkia Skrapar është palë paditese, e paditur ose e interesuar dhe të informojë Kryetarin e Bashkisë mbi proceset gjyqësore të zhvilluara;

6. Të evidentojë në regjistrin e çështjeve gjyqësore të gjitha fletëthirrjet e reja dhe caktojë pjesëmarrësin në çështje, duke parashikuar veten ose juristin e autorizuar për të përfaqësuar bashkinë në gjykim (çdo ditë);

7. Të hartojë kontrata e aktmarrëveshje ku Bashkia Skrapar është palë;

8. Të organizojë dhe kontrollojë punën për përgatitjen e materialit ligjor së bashku me Drejtorinë e Urbanistikës kur është e nevojshmë asistenca ligjore;

9. Të marrë masa për zbatimin dhe ndjekjen e detyrimeve kontraktuale që kanë të tretët ndaj Bashkisë së Kavajës dhe e kundërta, të cilat rezultojnë nga kontrata, ose aktmarrëveshje ku bashkia është palë;

10. Të japë informacion mbi relacionet dhe projektvendimet që kalojnë për miratim në mbledhjen e

rradhës së Këshillit Bashkiak;

11. Të sigurojë interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse ose strukturës përkatëse në bashki;

12. Të bëjë propozime për plotësimin e kuadrit ligjor të qeverisjes vendore me akte të Këshillit Bashkiak dhe akte nënligjore të Kryetarit të Bashkisë (vendime, urdhra, urdhëresa);

13. Të realizojë krijimin e bibliotekës ligjore;

14. Të mbajë regjistrin e akteve nënligjore të organeve të bashkisë, kontratave etj;

15. Të japë rekomandime mbi zbatimin e rregulloreve të brendshme të bashkisë;

16. Të koordinojë punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj., ku bashkia është palë;

17. Të organizojë hartimin e propozimeve për projektligjet e projektaktet që vijnë për mendim në

Bashkinë Skrapar dhe të hartojë propozime mbi harmonizimin e akteve nënligjore që lidhen me

punën e strukturave të Bashkisë Skrapar;

18. Të hartojë planin mujor të drejtorisë.

19. Të punojë për ofrimin e punës së administratës së bashkisë me legjislacionin, politikat lokale e rajonale dhe zbatimin e vendimeve të kryetarit dhe Këshillit të Bashkisë nga i gjithë personeli i bashkisë, etj, etj;

Drejtor i Drejtorise Ekonomike ka per detyre:

  1. Eshte pergjegjesi kryesore per ndarjen e detyrave dhe ndjekjen e realizimit te tyre nga sektoret e Drejtorise Ekonomike

  2. Bashkpunon me drejtorit e tjera te institucionit per mbrojtjen e punes se tij

  3. Mban pergjegjesi per cdo veprim ne kundeshtim me administrimin financiar dhe mbajtjen e llogarive ne drejtorine e tij

  4. Ben sondazhe ne arken e aparatit sa here e gjykon te arsyeshme

  5. Kerkon qe llogaritjet e tatimeve e taksave kur nuk jane fikse te jene te bazuara, maksimale dhe plotesisht te arketueshme

  6. Kujdeset per inplementimin e ligjshmerise dhe bazes normative qe rregullon punen e kesaj drejtorie

  7. Kujdeset qe ne cdo sector te zbatohet ligji nr.6942 date 25.12.1984 “Per administraten,ruajtjen ,dokumentimin dhe qaekullimin vlerave material dhe monetare” si dhe aktet e tjera nenligjore per zbatimin e tij

  8. Organizon verifikime,studime per ruajtjen e te ardhurave nga sektori qe mbulon

  9. Ben celjen e fondeve ne thesar per nderrmarjet dhe institucionet e varesis ne cdo muaj dhe 4-mujor sipas programit te tyre

  10. Kerkon nga sektoret e tjere plotesimin e te adhurave dhe ndjek cdo dite e rregjistron sipas ndarjes se beret e gjith dokumentacionin qe shoqeron hyrjen ,daljen dhe shpenzimin e monedhes ne te gjith sektoret qe varen prej Drejtoris Ekonomike.

  11. Kerkon nga vartesit zbatimin e disiplines ne pune dhe realizimin e detyrave funksionale te tyre ,

  12. Bashkpunon me sektoret dhe Drejtorite e Bashkise duke marre informacionin e duhur zyrtar dhe konfidencial te nevojshem per trajtimin e kerkesave/ankesave te qytetareve

  13. Mban korrespodencen Ministrine linjes e per fondin e ndihmes duke argumentuar vleren/rritjen e vleres se tij ne raport me numrin dhe problematiken e perfituseve

Drejtori i Ndihmes Ekonomike dhe PAK ka per detyre :

a. Te percaktoje perfituesit e ndihmes dhe sherbimit shoqerore.

b.Te ofroje financimin e programeve te ndimes ekonomike ,pageses per personat me aftesi te te kufizuar dhe sherbimeve shoqerore ,per pjesen qe perballohet nga buxhetet e qeveris vendore

c.Te siguroje qe personat me aftesi te kufizuar te kene mundesi te barabarta .

d.Te percaktoje kriteret per vendosjen e femijeve ne institucionet e perkujdesit social.

e.Te identifikoje dhe te ofroje programe mbeshtetese educative per femijet me problem sociale.

f.Te bashkpunoje ne rruge institucionale me pushtetin qendror,masmedjan ,si dhe me organizatat e ndryshme shqiptare/te huaja ,qe operojne ne fushen e kujdesit social.

g.Te percaktoje procedurat e kontrrollit te sherbimeve te perkujdesjes shoqerore

gj.Te percaktoje kriteret dhe dokumentacionin per perfitimin e ndihmes ekonomike

i.Te percaktoje standartet e sherbimeve te perkujdesit shoqeror

Drejtori I Planifikimit te territorit ka per detyre

a.Merr masa te pergjithshme tekniko-organizative per pergatitjen e dokumentacionit ne baze te ligjit per planifikimin e territorit I ndryshuar

b.Jep rrugezgjidhje cdo ankese dhe kerkese qe I drejtohet Bashkise per sferen qe ai mbulon

c.Ndjek me vemendje realizimine studimeve duke patur parasysh eshe normat qe kane banoret per siperfaqe te gjelbert,sheshe dhe trotuare,shkolla,kopshte e cerdhe.etj

d.Kerkon nga vartesit zbatimin e disiplines ne pune dhe realizimin e detyrave funksionale te tyre .

e.Kujdeset qe te parashikohen me buxhetin e Bashkise ,fonde per studimin e zgjerimit te planit rregullues te qytetit dhe ne procesin e kryerjes se studimit te jape edhe mendimin e tije me qellim qe plani rregullues te rezultoje I paisur me te gjitha elementet e tij

f.Zbaton te gjitha detyrat qe percaktohen me ligj duke programuar punen e tij dhe te drejtorise qe drejton.

g.Harton detyra projektimi per zhvillimin urbanistik te qytetit,te cilet paraqiten per miratim ne KRRT dhe ne Kshillin e Bashkise

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori

  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Shkencave Juridike, Ekonomike, Diplome te Fakultetit te Nderitmit,te shkencave sociale, (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 7 vite përvojë në administratën publike.

  3. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.

  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

  5. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Skrapar ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

b) Fotokopje të diplomës dhe e listës së notave e noterizuar;

c) Fotokopje të librezës së punës e noterizuar;

ç) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;

d) Raport mjekësor që vërteton se është i aftë për punë;

e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 12.10.2017.

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 15.10.2017, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Skrapar, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.

  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

  5. Njohuritë mbi Kodin e Procedurës Civile, të ndryshuar.

  6. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

  7. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

  8. Njohuritë mbi ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

  9. Njohuritë mbi Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë.

  10. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”

  11. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Skrapar do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

2- Ngritja në detyrë në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nepunesit civil”, i ndryshuar.

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;

  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Shkencave Juridike (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  2. Të ketë të paktën 7 vite përvojë në administratën publike.

  3. Të ketë njohuri të mira të fushës që mbulon.

  4. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

  5. Përparësi ka një njohja e gjuhës angleze ose e një gjuhe të dytë e BE-së.

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave e noterizuar;

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

d) Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore;

e) Raport Mjekësor që vërteton se personi është i aftë për punë;

dh) Numër kontakti dhe adresë vendbanimi.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 18.10.2017 në Bashkinë Skrapar me adresë: Rruga “Sadush Myftari”.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyrë në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

  • mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 20.10.2017, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Skrapar, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.

  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

  5. Njohuritë mbi Kodin e Procedurës Civile, të ndryshuar.

  6. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar

  7. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

  8. Njohuritë mbi ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.i ndryshuar,

  9. Njohuritë mbi Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar,

  10. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

  11. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike“ i ndryshuar.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike.

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Skrapar do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.

1. Ky ligj ka për qëllim krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.

2. Ligji rregullon marrëdhënien juridike ndërmjet shtetit dhe nëpunësit civil (në vazhdim “marrëdhënia e shërbimit civil”) dhe përcakton rregullat për administrimin e shërbimit civil. Marrëdhënia e shërbimit civil është marrëdhënie juridike e natyrës administrative.