Pozita gjeografike

Rrethi i Skraparit, me Sipërfaqe 775km2 dhe lartësi mesatare 788m mbi nivelin e detit, shtrihet në pjesën veri-lindore të rajonit jugor te vendit, midis paraleleve 40 ̊e 44 ʹ gjerësi gjeografike veriore dhe 40 ̊40 ̕ gjerësi gjeografike jugore, si dhe meridianëve 20 ̊ e 04 ̕ gjatësi gjeografike lindore dhe 20 ̊ 27 ʹ gjatësi gjeografike perëndimore. Qendra e Skraparit është qyteti i Çorovodës.
Pikat me ekstreme te rrethit janë në veri fshati Tërove, në jug fshati Sevran,në perëndim fshati Vale dhe në Lindje fshati Melcke. Midis këtyre skajeve gjatësia më e madhe nga veri në jug në vijë të drejtë është 42.5 km kurse gjerësia nga Lindja në Perëndim është 30 km. Gjatësia e përgjithshme e kufirit administrativ të Rrethit të Skraparit është 147 km. Përgjithësisht ky kufi kalon nëpër kreshtat e vargjeve malore. Atë e përshkojnë lugina e Osumit dhe e Tomorricës, si dhe një rol të rëndësishëm luajnë grykat e qafat, si: qafa e Kulmakut dhe e Gjarpërit (në zonën e Tomorricës), si dhe gryka e Dëvrisë. Relievi i Skraparit është mjaft i larmishëm dhe tërheqës për syrin e vizitorit.

Kultura

Sipas dëshmive arkeologjike ,jeta qytetare në territoret e fisit ilir të Desaretise ka pasur nje zhvillim të madh.
Pjesë e këtij territori mendohet te kete qene dhe qyteti ilir I Zelenckes. Ky qytet konsiderohet nga arkeologët si ai që i dha emrin Çorovodës aktuale.
Kjo lidhje është e bazuar në objektet e shumta të gjetura,si dhe ne numërin e madh te toponimeve.Qyteti i Zelenckes ishte ndërtuar në dy anëte lumit Osum,
të lidhura së bashku nga Ura e Sharoves,kolonat e te cilave ruhen akoma edhe sot, 1.5 m të larta. Mbi keto u ndërtua pastaj dhe ura ekzistuese.
Vetëm në shekullin e VI pas Krishtit gjatëperiudhës së pushtimeve barbare, ky qytet është përmendur, por tani me një emër tjetër: Cernovode (Uje I zi),
Çorovoda sot. Jeta në këtë kohë u organizua në kështjellën mbi qytet.. Disa prej kështjellave më të famshme në historinë e territorit të Skraparit janë:
Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregu i Koronit ne Bargullas dhe ajo e Prishtës.Kalaja e Skraparit është ndërtuar në majë të Kodrës së Ceroves e cila është
ne kundërt të qytetit, dhe është e ndarë nga ana e lumit Osum.Një tregues tjetër i, vazhdimësise se jetës në Mesjetë në Skrapar, është ndërtimi i Hamameve.
Tipike te zonës janë banjot Turke ne fshatin Slatinje , 5 km në jug-perëndim të Çorovodës. Studiuesit mendojnë se këto banja janë unike, jo vetëm Skrapar,
por në të gjithëvendin. Gjithashtu prania e një rrjeti rrugor ndër-rajonal konfirmohet nga prania e urave të shumta, të cilat karakterizohen nga
konstruksione solide teknike.Për shkak të rëndësisë së tyre strategjike përmendim uren e Kasabashit dhe ate te Sharoves.
Ato mendohet të kenë qenë ndërtuar rreth shekujve të XVI -XVII.Ndërtimi i këtyre urave ka lehtësuar komunikimin me provincat fqinje.
Element te rendesishem per kulturen material te Skraparit perben edhe veshja popullore.Ne kete veshje dallohen tipare te hershme te cilat
I shohim me shume tek guna.Nje tjeter element I kesaj veshje ka qene mengorja,kemisha ,takia,qeleshja,qylafi,fustanella,xhokja,tirqit,
opingat prej lekure kafshesh.Keto jane disa nder elementet kryesore te veshjes se burrave nga Skrapari.Nersa ne veshjen popullore te grave te Skraparit
jane element te tille si jeleku,tumanet,fustani,kemisha,shamia,perparsja dhe corapet.