[vc_row][vc_column][vc_column_text]Inagurimi i fillimit të punimeve te rrugës Çorovodë-Potom .
Nje investim i shumëpritur,i munguar që mundëson lidhjen e Skraparit me Korçën ,dy zonave kufitare me lidhje te herëshme ,tregëtare,kulturore ,farefisnore ,që realizohet në kuadër të implementimit të projektit Tap.Mundësi të mëdha për zhvillimin e zonave nëpërmjet afërimit të tregjeve si dhe Zhvillimit të turizmit veçanerisht atij natyror me peisazhet e mrekullueshme të Lirzës dhe burimeve të shumta me uje të kristalte, që ndodhen nga Helmësi deri ne Panarit ,si dhe aksesimit të destinacioneve te reja turistike Korce-Skrapar Berat dhe Korce –Skrapar-Sarande,që do te mundesohen me rrugen e re te Permetit ,qe pritet të fillojë së shpejti.Ne kete eveniment merrnin pjese Kryeministri i vendit Z.Edi Rama ,Ministri i Energjitikes Z.Damian Gjiknuri ,Kryetari i Bashkise se Skraparit Nesim Sapahiu ,Drejtori i Tapit Ian Bradshow dhe shume banore vendas.
Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të autoriteteve të qeverisjes vendore dhe palë të tjera të interesuara, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ministri Gjiknuri theksuan rëndësinë e projektit për Shqipërinë. Si një nga investimet e huaja më të mëdha në vend, TAP-i do të ketë një ndikim pozitiv në sektorin energjetik në vend dhe do të ndihmojë duke nxitur investime të tjera të huaja, thanë ata në fjalët përkatëse.
Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw tha: “TAP ka si qëllim të ndërtojë një gazsjellës modern që do të sjellë gazin kaspik në Evropë në fillim të vitit 2020 dhe me siguri të plotë. Ndërtimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri është një pikë kritike për progresin e projektit tonë. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë parimin për të mos i shkaktuar asnjë dëmtim komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe të kemi impaktim minimal mbi mjedisin ndërkohë që sigurisë i japim përparësi të lartë. Ky është hap i rëndësisëhëm në plotësimin e këtij angazhimi.
Ai shtoi: “Rrugët dhe urat e rehabilituara do të kontribuojnë jo vetëm në modernizimin e infrastrukturës së transportit, por edhe për sigurinë gjatë transportit. Gjithashtu do të përforcojnë aksesin në tregje dhe shërbime, duke dhënë kështu kontribut në rritjen afat gjatë ekonomike të shumë zonave të Shqipërisë.”
Në tërësi, TAP do të:
Ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit, në Vishocicë, Vithkuq dhe Shtyllë në qarkun e Korçës; në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Therepelë, Vendreshë në qarkun e Beratit; dhe në Topojë në qarkun e Fierit.
Ndërtojë tre ura të reja dhe do të rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row]