Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, në Samitin e Unionit Mbarëbotëror të Shoqatave të bashkive turke, i cili u zhvillua nga data 27-30 Maj 2016, në Sarajevë në Bosnje. Bashkia Skrapar pranohet si anëtare e këtij unioni. Shumë shpejt projekte konkrete për rininë, trajnimin dhe shkollimin e tyre, në univestitetet dhe institucionet më të mira Turke.
Në takim u diskutuan tema, për gjetjen e hapësirave për afrimin dhe zhvillimin e zonave, nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis pjesëtarëve të këtij unioni. Në samit, përshëndeti, Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.
“Të nderuar drejtues të Unionit të Shoqatave Mbarëbotërore Turke.
Të nderuar kolegë!
Ndihem i emocionuar dhe njëherazi i vlerësuar të marr pjesë në këtë event shumë të rëndësishem, takimin e Shoqatave të Bashkive Mbarëbotërore Turke.
Ftesa e unionit për Bashkinë Skrapar që unë përfaqësoj, ishte një surprizë për ne, ne e vlerësuam me kujdes këtë ofertë, e miratuam në Këshillin Bashkiak dhe tashmë kemi filluar procedurat për antarësimin e bashkisë sonë në këtë union.
Pjesëmarrja në këtë union, është shumë e rëndësishëme për ne, pasi ne të bëjnë pjesë shumë Bashki nga vende fqinje, si Kosova, Maqedonia, Bosnja, Turqia, vende me të cilat na lidh e kaluara e përbashkët, traditat e përbashkëta, besimi i përbashket si dhe prezenca e komuniteteve të mëdha shqiptare që jetojne në këto vende.
Turqia dhe Shqipëria janë dy shtete me lidhje të forta miqësie, kulturore, traditash të lindura në bashkëjetesën e gjatë shekullore, dhe që tani po zhvillohen në kushtet e një realiteti të ri, atij europian.
Turqia konsiderohet sot si partner strategjik i Shqipërisë, shumë i rëndesishëm, i cili ka qënë gjithmonë i vëmendshem ndaj faktorit shqiptar, e ka përkrahur atë, i ka qëndruar gjithmonë pranë në momentet më të vështira, si në rastin e luftës për pavarësi të Kosovës.
Unioni Turk Mbarëbotëror i Shoqatave të Bashkive është një instrument mjaft i rëndesishëm, i cili shërben si një urë bashkëpunimi dhe afrimi midis komuniteteve të bashkive, me të cilat ne kemi realitete të përafërta, gjeografike, kulturore, ekonomike etj.
Nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë union, ne synojmë që të afrohemi me bashki si motra, në ato vende me të cilat kemi karakteristika të ngjashme në fusha të ndryshme si historia, trashëgimia kulturore, ekonimia, bujqësia, turizmi etj.
Kjo qasje, ky bashkëpunim midis njësive tona në fusha me interes të ndërsjelltë, do të ndikojnë pozitivisht në komunitetet që ne përfaqësojmë.
Prej pak kohesh, ne jemi binjakëzuar me Bashkinë Bagcilar, me të cilën ne kemi nënshkruar dhe një Portokoll Mirëkuptimi për bashkëpunim në fusha të ndryshme si trashëgimia kulturore, intrastrukurë, bujqësi, arsim, shëndetësi, turizëm etj.
Por ky bashkëpunim i nisur me Bashkinë Bagcilar, do të dëshironim që të vazhdonte dhe me bashki të tjera, në vende të cilat kanë realitete të përafërta me ne, dhe që jane pjesë e këtij unioni.
Personalisht do të impenjohem që të loboj pranë bashkive fqinje, që dhe ato ti bashkohen këtij unioni, gjithë rajoni i Beratit, pjesë e të cilës është dhe bashkia që unë përfaqësoj, të përfaqësohet i gjithi në këtë union, pasi vlerat e mëdha historike të ketij rajoni, trashëgimia unikale që ai ka, vlerat e mëdha turistike të njihen, të promovohen, të ristrukturohen nëpërmjet shkëmbimit të ekperiencave, projekteve të përbashkëta në fushat respektive.
Ju faleminderit!”