Bashkia Skrapar vlerësohet me Cmimin e parë për projektin më të mirë në konkursin rajonal të bashkive në Elbasan.
Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme të strategjisë lokale, për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe ky projekt do të pasohet nga dy projekte shumë të rëndësishëm ai i Guest Houseve me Gizin dhe “Udhëto sipas mënyrës tënde” në partneritet me Bashkitë Berat, Gjirokastër dhe Përmet.
Fusha e turizmit në Skrapar, paraqet oportunitete të mëdha për këdo si për individin ashtu dhe për biznesin, mjafton që të kesh një ide, të besosh në të, të investosh në të dhe frutet e investimit shumë shpejt do të konvertohen në më shumë të ardhura për vete dhe familjen.
Bashkia nga ana e saj do të ofroj gjithë instrumentat e saj legal, gjithë hapsirën ligjore që ligji lejon për të ndihmuar sipërmarrjen private dhe gjithë ata që do të operojnë në fushën e turizmit.