Këshilli Bashkiak i Bashkisë Skrapar miraton buxhetin e Bashkisë për Vitin 2017.

Buxheti i vitit 2017 ,është një buxhet ambicioz,në të cilin një vend të rëndësishëm zënë investimet për zhvillimin e zonës .Ndërthurja e investimeve që do të realizohen nga bashkia ,me investimet qeveritare dhe projekteve strategjike që po realizohen në territorin e bashkisë ,pritet që të kenë impaktin e vet pozitiv në rritjen ekonomike të zonës, rritjen e punësimit dhe uljen e nivelit të varfërisë.
Bashkia në rolin e saj ,si kordinatore për hartimin ,aplikimin dhe zbatimin e projekteve që realizohen në territorin e saj ,do të shërbejë si një katalizator I fuqishëm për implementimin e sa më shumë projekteve në territorin e saj,pasi në këtë mënyrë ajo do të kontribojë në një zhvillim më të madh ekonomik të zonës.
Pavarisht granteve qeveritare të pamjaftueshmë që qeveria dërgon për bashkitë e vogla, në numur popullsie,kategori në të cilën bën pjesë dhe bashkia jonë ,puna jonë do të përqëndrohet në rritjen e të ardhurave ,mirëmenaxhimin e tyre si dhe gjetjen e burimeve alternative,bashkëpunimit me bashki ,fondacione në projekte partneriteti.
Vlera e Buxhetit të Vitit 2017 është 337.925.000 milion lekë nga të cilat 22,925.000 janë grant dhe 115.000.000 janë të ardhura nga të cilat 52,771,751 janë investime.Buxheti u miratua unanimisht pa asnjë vote kundër .