Rikonstruksioni i Shkollës Kahreman Ylli – investim I financuar nga Fondi I Zhvillimit te Rajoneve.
Bashkia Skrapar cdo vit parashikon fonde në buxhet për mirmbajtjen e shkollave që ka në administrim. Projekti konsiston në rikonstruksionin e shkollës 9-vjecare “Kahreman Ylli” në qytetin e Corovodës e cila ndodhet në lagjen ”Clirimi”.
Kjo shkollë është në kushte jo të mira për realizimin e mësimdhënies.Dyert dhe dritaret nuk janë funksionale.Suvaja e mureve dhe tavaneve ka rënë pjesërisht.
Nuk ka sistem ngrohje. Janë parashikuar punimet suvatimi,shtrim dhe veshje pllakash,vendosja e dyerve dhe dritareve,sistemime të jashtme,instalime elektrike dhe instalime të sistemit të ngrohjes .
Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies do ta bëj këtë shkollë në nivele te parametrave bashkëkohore.Në këtë shkollë ka 500 mësues dhe nxënes të cilët përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë.Numri I popullsisë që përfitojnë tërthorazi në këtë projekt është rreth 8000 banorë.
Projekti është gati për zbatim ,pritet të fillojë së shpejti.