Njoftim
Ndërrmarrja Ujësjellës-Kanalizime sh.a Skrapar
njofton qytetarët se: është publikuar në internet nga persona keqdashës se uji i pijshëm është i papërdorshëm për shkak të bashkimit me ujrat e zeza. Ndërrmarrja e Ujësjellësit e përgënjeshtron këtë lajm pasi nuk ka patur asnjë defekt ditët e fundit. Sigurojmë konsumatorët tanë që uji është i pijshëm pasi merren mostra për bërjen e analizave 3 herë në ditë në 8 pika të përcaktuara dhe të realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Deri tani nuk ka patur as problemin më të vogël në rrjetin e Ujësjellësit. Pra, Uji është brenda normave të lejuara për konsumim.Ndërrmarrja Ujësjellës-Kanalizime sh.a Skrapar,
është në gadishmëri të plotë në lidhje me çdo defekt në rrjet dhe për t’i shërbyer sa më mirë konsumatorëve.
Ju faleminderit,
Ndërrmarrja Ujësjellës-Kanalizime sh.a Skrapar