Në kuadër të Projektit fitues Less Waste , pjese e Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqiperi, financuar nga Bashkimi Evropian, Bashkia Skrapar si Partner ne projektin fitues Less Waste, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

Menaxher Projekti në kuadër të Projektit fitues Less Waste , pjesë e Programit të financuar nga BE, INTERREG IPA CBC Greqi-Shqiperi, në Skrapar.

Menaxheri i Projektit do të koordinojë dhe  do të monitorojë progresin e projektit në termat financiar dhe kohorë. Menaxheri i projektit është përgjegjës per monitorimin e performancës dhe progresit të projektit kundrejt planit kohor dhe financiar, bën propozime për të amenduar plane nëse ndodhin të papritura gjatë projektit, ndërlidh komunikimin midis partnerit drejtues dhe partnerëve të projektit, dorëzon raportet financiare dhe progres raportet tek zyra e Programit, si edhe përcakton takimet dhe shpërndan komunikimet midis partnerëve.

Kërkesat dhe kualifikimet për Menaxherin e Projektit:

  • Diplomë universitare (minimumi 4 vjet studime në disiplinen e fushes se administrimit);
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale, në fushën e menaxhimit dhe koordinimit;
  • Njohuri te gjuhes greke dhe angleze;
  • Njohuri të mira kompjuterike (Excel, Word processing, përgatitja e prezantimeve);

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë:

  •  Curriculum vitae (CV) në formatin European;
  •  Fotokopje të diplomave universitare;
  • Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime, pjesëmarrje në konferenca, botime, letra reference, etj).

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 15/03/2018,  ora 10.00,  me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion ose  në adresën elektronike si në vijim: bashkiacorovode@ymail.com,  me subjekt:

Aplikim për pozicionin Menaxher Projekti , Projekti Less Waste , INTERREG IPA CBC Greqi -Shqiperi