Në kuadër të Projektit fitues DYNAMOB 2.0 , pjese e Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, financuar nga Bashkimi Evropian, Bashkia Skrapar si Partner ne projektin fitues DYNAMOB 2.0, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

1.Menaxher Projekti në kuadër të Projektit fitues DYNAMOB 2.0 , pjesë e Programit të financuar nga BE, INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, në Skrapar.

Menaxheri i Projektit do të koordinojë Komitetin e Menaxhimit të Projektit, i cili do të monitorojë progresin e projektit në termat financiar dhe kohorë. Menaxheri i projektit është përgjegjës per monitorimin e performancës dhe progresit të projektit kundrejt planit kohor dhe financiar, bën propozime për të amenduar plane nëse ndodhin të papritura gjatë projektit, ndërlidh komunikimin midis partnerit drejtues dhe partnerëve të projektit, dorëzon raportet financiare dhe progres raportet tek zyra e Programit, si edhe përcakton takimet dhe shpërndan komunikimet midis partnerëve.

Kërkesat dhe kualifikimet për Menaxherin e Projektit:

  • Diplomë universitare (minimumi 4 vjet studime në disiplinen e fushes se administrimit);
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale, në fushën e menaxhimit dhe koordinimit;
  • Njohuri te gjuhes italiane dhe angleze;
  • Njohuri të mira kompjuterike (Excel, Word processing, përgatitja e prezantimeve);

2.Asistent Projekti

Asistenti i projektit do te asistoje ne aktivitetet e projektit, koordinimin dhe komunikimin me partneret e tjere.

Kërkesat dhe kualifikimet për Asistent  Projekti:

  • Diplomë universitare (minimumi 3 vjet studime në fushen e Informatikes,Shkenca Kompjuterike,Telekomunikacion );
  • Njohuri te mira ne dizenjimin , zhvillim dhe implementimin e aplikacioneve web dhe mobile(Android dhe IOS).
  • Eksperiencë profesionale te meparshme  dhe njohuri per programet e Bashkimit Evropjan;
  • Eksperience ne zhvillimin e aktiviteteve dhe workshops.
  • Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office , përgatitja e prezantimeve);
  • Njohuri te gjuhes italiane dhe angleze;

3.Menaxher Monitorimi

Menaxheri i monitorimit  do të jetë përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë, Kryerjen e aktiviteteve të monitorimit dhe vlerësimit dhe realizimin e raporteve gjysëmvjetore të cilësisë dhe përfundimtare të përgjithshme , ndjekjen paralele të analizës së rreziqeve të projektit (RA) dhe komponentëve të tij.

Kërkesat dhe kualifikimet për Menaxher Monitorimi:

  • Diplomë universitare (minimumi 3 vjet studime );
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale, në fushën e menaxhimit dhe monitorimit te projekteve;
  • Njohuri te gjuhes italiane dhe angleze;
  • Njohuri të mira kompjuterike (Excel, Word processing, përgatitja e prezantimeve);

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë:

  •  Curriculum vitae (CV) në formatin European;
  •  Fotokopje të diplomave universitare;
  • Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime, pjesëmarrje në konferenca, botime, letra reference, etj).

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 15/03/2018,  ora 10.00,  me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion ose  në adresën elektronike si në vijim: bashkiacorovode@ymail.com,  me subjekt:

Aplikim për pozicionin “Emri i Pozicionit” , Projekti DYNAMOB, INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi ,