– është kontakti i parë me fëmijën në rrezik dhe ka përgjegjësinë për identifikimin e rastit, menaxhimin dhe ndjekjen e tij derisa fëmija të konsiderohet “jo në rrezik”. – shërben si qendër informacioni ku fëmijët dhe familjet mund të informohen apo të referohen tek sherbime të tjera mbështetëse, sipas nevojave që ata kanë;
– mban kontakte të rregullta, bashkëpunon dhe koordinon me OJF dhe ofruesit e shërbimeve për fëmijë brenda territorit të bashkisë / komunës
– raporton periodikisht në ASHMDF, të dhënat statistikore dhe informacion mbi situatën e mbrojtjes së fëmijëve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
Kalendari i Veprimtarive
30.07.2018 – ora 09:00 “Dita Botërore Kundër Trafikimit të Personave”
12.08.2018 – ora 10:00 “Dita Ndërkombëtare e të rinjve”
01.10.2018 – ora 12:00 “Dita Ndërkombëtare e të moshuarve”
11.10.2018 – ora 12:00 “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”
17.10.2018 – ora 11:00 “Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë”
19.11.2018 – ora 11:00 “Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve”
20.11.2018 – ora 10:00 “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”
25.11.2018 – ora 10:00 “Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Gruas”
01.12.2018 – ora 11:00 “Dita Ndërkombëtare ndaj HIV/AIDS”
03.12.2018 – ora 10:00 “Dita Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar”
10.12.2018 – ora 10:00 “Dita e të Drejtave të Njeriut”Raporti (Janar - Qershor 2018) - Trafikimi i Qënieve njerëzore
Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore, gjatë periudhës Janar – Qershor 2018, nuk ka patur asnjë rast referimi lidhur me trafikimin e qënieve njerëzore. Në Bashkinë Skrapar mbi këtë tematikë funksionon Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazisë Gjinore.
Çdo muaj janë realizuar mbledhje periodike të grupit multidisiplar, ku janë diskutuar të gjitha çështjet që prekin drejtëpërdrejtë shoqërinë tonë, dhe rastet konkrete në lidhje me fëmijët në rrezik.
Po ashtu, kemi planifikuar një agjendë vjetore të vitit 2018 me aktivitete ndërgjegjësuese, në sajë të disa ditëve ndërkombëtare të dhunës në familje, trafikimit të qënieve njerëzore (Muaji Tetor i cilësuar si muaji Anti-trafik) , mbrojtjes së fëmijëve etj.
Theksoj se kemi realizuar një sërë aktivitetesh me tematika të ndryshme. Dhe një rendësi i japim aktivitetit të 12 Prillit 2018, si “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Situate Rruge”, i realizuar në bashkëpunim me shkollën 9- Vjecare “ Zylyftar Veleshnja” , nxënësit e të cilës nëpërmjet punimeve të tyre përcollën mesazhe të shumta për këtë ditë dhe u bënë pjesë e lojrave psikosociale. Si dhe u shpërndanë fletëpalosje nga vetë nxënësit në komunitet.
Duke thesuar kështu se fëmijët në situatë rruge (pavarësisht probleme të tjera që kanë në rrugë; shfrytëzimit për punë, lypjes, etj) janë fëmijët që bien drejtpërdrejtë si preh e trafikimit.
Pavarësisht se në qytetin tonë nuk ka patur raste të tilla të presdipozuara për të qënë preh e këtij fenomeni, lind nevoja që për këto raste të trafikimit të qënieve njerëzore, apo dhe raste të tjera problematike në qytetin tonë (rastet e dhunës në familje, fëmijëve në rrezik e nevojë për mbrojtje etj) të ketë një fond me zë të veçantë, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur. Qoftë kjo duke nisur që nga organzimi i aktiviteve ndërgjegjësuese të cilat kërkojnë materiale të ndryshme për të përcjellë ashtu siç duhet mesazhin.
Dhe më pas në të gjithë elementët që kërkon rasti për t’u trajtuar, duke filluar edhe nga transporti për të shkuar afër vikimës (kur bëhët fjalë në ato raste kur viktima nuk ka mundësi për të kërkuar ndihmë pranë institucioneve, dhe jemi ne që duhet të shkojmë afër këtyre viktimave që mund të bien preh e trafikimit apo dhe kanë rënë) Gjithashtu, e rëndësishme do të ishte krijimi i një qëndre pritëse 48 orarëshe, për viktimat që bien preh e trafikimit.
Në këtë mënyrë që deri për 48 orë viktima të ketë një vend të sigurt në të cilën mund t’i ofrohet këshillim, mbrojtje, derisa rasti ti kalojë në institucionet e tjera në nivel qarku kompetente dhe më të specializuara.
Baza Ligjore
Për Mbrojtjen e Fëmijeve :
– Ligjin 18/2017 ” Për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijës”
Ligj_18-2017_Per_Te_Drejtat_dhe_Mbrojtjen_e_Femijes
– Udhëzimin Nr.10, datë 25/02/2015 “Për Mënyrat, Format e Bashkëpunimit dhe Proçedurat e Ndërhyrjes në Ndihmë të fëmijëve në Rrezik për Institucionet dhe Strukturat Kryesore Përgjegjese për Mbrojtjen e Fëmijës– VKM Nr. 265, datë 12.4.2012 “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizimit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore, përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhe mënyrën e proçedimit e tij”.
– VKM Nr.353, date 12/06/2018 “Për Rregullat e funksionimit të Grupit Tenkik Ndërsektorial për Mbrojtjen e Fëmijëve, pranë Bashkive dhe Njësive Administrative”. VKM nr. 353, date 12.6.2018Për Barazinë Gjinore:
– Ligjin 9970, date 24/07/2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”
barazia_gjinore_shoqeri
– Ligjin Nr. 9669, date 18/12/2006 “ Për masa në marrëdheniet familjar” ( i ndryshuar)
30437
– Ligj Nr. 10 329, date 30/09/2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, date 18/12/2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
l-i-gjnr-10-329-date-3092010-per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-ligjin-nr-9669-date-18122006-per-masat-ndaj-dhunes-ne-marredheniet-familjare-te-ndryshuar
– VKM Nr. 334, date 17/2/2011 “ Për Mekanizmin e Bashkërendimit të Pun s per Referimin e Rasteve te dhunes ne Marredheniet Familjare dhe Menyren e Procedimit te tij.
ALB-94182Strategjia Kombëtare e Barazisë Gjinore 2016 - 2020
Grupi Teknik Multidisiplinar Bashkia Skrapar
Grupi Teknik Multidisiplinar ka në përbërje të tij përfaqësues nga entet kryesore lokale. Në Takime marrin pjesë përfaqësues nga:
1- Komisariati i Policisë Skrapar2- Drejtoria e Spitalit Skrapar3- Shëndeti Publik Skrapar
4- Zyra Rajonale Arsimore Skrapar5- Psikologe6- Shkolla 9-Vjeçare ” Zylyftar Veleshnja”7- Shkolla 9- Vjeçare ” Kahreman Ylli”8- Përfaqësues i Bashkisë Skrapar9- Përgjegjëse e Shërbimit Social në Bashkinë Skrapar
10- Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazisë GjinoreVendndodhja
Njësia e Mbrojtjes e Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore.
Rruga: “Pasho Hysi”, Lagjia: “Çlirimi”,
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5401
Person Kontakti: Kamela Nako
e-mail: