Vijojnë aktivitetet e Këndit të BE në Bashkinë Skrapar.

Në Njësinë Administrative Qendër u zhvillua takim informues në lidhje me funksionet e  Këndit të BE me punonjësit e administratës. Gjatë këtij prezantimi u theksua roli që ka Këndi i BE në informimin e punonjësve, qytetarëve dhe grupeve të tjera të interesuara për informacion në lidhje me Bashkimin Evropian.

Prezantimi  u zhvillua nga Koordinatorja Lokale e Këndit të BE, Znj.Anxhelina Zhuri  dhe Koordinatorja Mbështetëse Zj.Arisa Hidersha.

Kendi i BE në Skrapar i cili ndodhet pranë ambienteve të Bashkisë, mirëpret të gjithë qytetarët që duan të dinë më shumë mbi BE, politikat, dhe fondet e Bashkimit Evropian.