Në kuadër të Projektit fitues Less Waste 2 , pjese e Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqiperi, financuar nga Bashkimi Evropian, Bashkia Skrapar si Partner ne projektin fitues Less Waste, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

2 Ekspert teknik në kuadër të Projektit fitues Less Waste , pjesë e Programit të financuar nga BE, INTERREG IPA CBC Greqi-Shqiperi, në Skrapar.

Kërkesat dhe kualifikimet për Menaxherin e Projektit:

Diplomë universitare;
Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale;
Njohuri te gjuhes greke dhe angleze;
Njohuri të mira kompjuterike (Excel, Word processing, përgatitja e prezantimeve);
Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë:

Curriculum vitae (CV) në formatin European;
Fotokopje të diplomave universitare;
Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime, pjesëmarrje në konferenca, botime, letra reference, etj).
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 15/05/2018, ora 10.00, me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion ose në adresën elektronike si në vijim: bashkiacorovode@ymail.com, me subjekt:

Aplikim për pozicionin Ekspert teknik , Projekti Less Waste , INTERREG IPA CBC Greqi -Shqiperi