Bashkia Skrapar, Këndi i Bashkimit Evropian – Skrapar si dhe 25 nxënës të shkollës “Kahreman Ylli” në kuadër të ditës së Tokës organizuan një aktivitet. Nxënësit kishin pregatitur përmes krijimeve të tyre, punime ku shfaqeshin mesazhet e Mbrojtjes së Tokës. Disa krijime synonin të tregonin sesi materialet e riciklueshme mund të përdoren në mjete dhe vepra artistike duke i dhënë sinjal edhe të rriturve të ndjekin shembullin e tyre. Për 25 nxënësit u dhanë Çertifikata Mirënjohje si “Ambasadorë të Tokës” për punimet dhe përkushtimin e tyre në kuadër të 22 Prillit Ditës së Tokës.
Bashkia Skrapar zbret në komunitet, në prioritetet e vazhdueshme të punës së saj, për nismat mjedisore.