Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Së fundmi, Bashkia Skrapar ka fituar një tjetër projekt të rëndësishëm, nga i cili pritet një impakt i gjerë në gjithë komunitetin e Skraparit. Bashkia e Skraparit, ka fituar Projektin e quajtur “Less-Waste 2” pjesë e programit “Interreg IPA 2 – Cross Border Cooperation Programme Greqi – Shqipëri 2014-2020” projekt i cili synon të përmirësoj kapacitetet e rëndësishme të menaxhimit të mbetjeve në zonat e targetimit dhe në të njëjtën kohë të përmirësoj ndjeshëm kapacitetet e kontenierëve për kompostimin / riciklimin si në nivel lagjeje apo në shtëpi.
Mjedisi është fokusi ynë. Projekti do të zgjas për një periudhë dy vjeçare, dhe banorët do të ndiejnë shumë shpejt rezultatet e tij. Nisma ka si partnerë “Waste Management of Macedonia S.A.”, “Centre for Research and Technology Hellas”, “Bashkinë e Grevenës”, Bashkinë e Kastoria” “Institutin e Kërkimeve Urbane” si dhe Bashkinë tonë, Bashkinë Tuaj… Bashkinë e Skraparit.
Çdo ditë përkushtohemi për qëllimin tonë të vetëm…
Për Skraparin Tonë! Për Skraparin Tënd! Për Ju!