Më herët, më datë 11 korrik 2018, për të rritur vlerat dhe rëndësinë që ka Grupi Teknik Multidisiplinar për fëmijët në nevojë për mbrojtje, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Teknik Multidisiplinar në Bashkinë Skrapar. Përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore pjesë e këtij grupi diskutuan mbi problematika. Pjesë e mbledhjes, në tryezën e rrumbullakët ishin përfaqësues të Institucioneve të ndryshme dhe administratorë të ndihmës ekonomike të Njësive Administrative të Skraparit. Pjesëmarrësit u prezantuan me Vendimet e Reja të Këshillit të Ministrave lidhur me rëndësinë e Grupit Ndërsektorial, dhe VKM “Për Bashkërendimin e Mekanizmave për Referimin e Rasteve të Dhunës në Familje”, si dhe njohjen e administratorëve me ligjin 18/2017 “Për mbrojtjen e Fëmijës”.
Përpos këtyre tematikave të rëndësishme sociale, mori rëndesi dhe u diskutua për “menaxhimin” e rasteve të fëmijëve me aftësi të veçantë.
Disa imazhe nga ky takim.