Nëse nuk jeni të pajisur me tapinë quajtur ndryshe AMTP Akti i Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi, deri në datën 31.12.2018 ju mund t’a bëni këtë proçedurë “Për t’u bërë pronar i tokës tënde” FALAS mjafton që:
– Të paraqiteni në Njësinë tuaj Administrative apo Bashki
– Të bëni kërkesën
– Të paraqisni Planvendosjen e Ngastrës / Ngastrave
– Të paraqisni një çertifikatë familjare sipas rregjistrit të gjendjes suaj civile të 01.08.1991 (për territoret e ish-kooperativave) apo të gjendjes suaj civile 01.08.1991( me ndryshime deri në 01.10.1992 për ish-ndërmarrjet bujqësore )
– Paraqisni nëse dispononi AMTP në përdorim) për territoret e ish-ndërmarrjet bujqësore
– Dokumentacion që vërtetoni se jeni përfitues me tokë si rezultat i lëvizjes nga qëndra juaj e banimit me VKM të veçanta)

Në rast se ju, keni përfituar tokë bujqësore si bashkëthemelues të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore ju nevojitet:
* Kërkesa
* Dokumentacion Kadastral, Hipotekor, Arkivor apo Gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën
* Plan vendosje e ngastrës apo ngastrave
* Çertifikatë familjare në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore e shoqëruar me aktet e trashëgimisë
* AMT në përdorim (nëse e dispononi)

Përfitimet tuaja nga ky proçes, janë të shumta prandaj përfitoni nga këto mundësi që vlejnë për kryerjen e proçesit të plotësimit të dosjes FALAS deri në 31 Dhjetor 2018