Dëgjesat publike – kanë qënë këto kryefjala e këtij muaji shtator 2018 për Kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu në një sërë takimesh të organizuara me përfaqësues të Njësive Administrative Vendore në juridiksionin e Bashkisë Skrapar, Pjesë e këtyre takimeve kanë qënë edhe të zgjedhurit si Kryetar të fshatrave. Këto takime janë kryer në kuadër të parapërgatitjeve për hartimin Projekt-Buxhetit për vitin 2019 të Bashkisë Skrapar dhe diskutimet kanë synuar të nxjerrin prioritetet specifike të zonave dhe sygjerimet e përfaqësuesve zonalë për nevojat që kërkojnë zgjidhje më imediate. Deri tani, takime të tilla janë zhvilluar në njësitë administrative Gjerbës, Bogovë, Leshnje, Zhepë. Së fundmi, edhe me Njësinë Administrative Qëndër u shkëmbyen idetë, mendimet dhe sygjerimet e kryetarëve të fshatrave, përfaqësuesve të kësaj njësie administrative mbi nxjerrjen e prioriteteve kryesore në të cilat duhet fokusuar puna jonë e përbashkët për hartimin sa më gjithëpërfshirës të buxhetit 2019. Në ditët në vijim takimet do të vijojnë në dëgjesat e pritshme për tre Njësitë e tjera administrative. Në vijim disa imazhe nga takimi më i fundit me Kryepleqtë dhe Përfaqësues të Njësisë Administrative Qëndër.