Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë / Sekretare e Këshillit Bashkiak
  • Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

    Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

    1. a) zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
    2. b) zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
    3. c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;

    ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë,të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

    1. d) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
    2. dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
    3. e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

    ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;

    1. f) vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
    2. g) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
    3. gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë

    subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;

    1. h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
    2. i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre,

    duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;

    1. j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë

    kushtet e parashikuara në nenin 49 ligjit Nr. 139/2014 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;

    1. k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
    2. l) vendos për simbolet e bashkisë;
    3. ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
    4. m) jep tituj nderi dhe stimuj;

    n)vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.