Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Ligji Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrativesë Republikës së Shqipërisë”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për Publikimin: Sektori i Burimeve Njerëzore

Administrata e njësisë administrative kryen këto detyra:

a)është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;

b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;

c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;

ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;

d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;

dh) bazuar në vendimmarrjene kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;

e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial,si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre,sipas ligjit;

ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;

f)mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;

g) ipropozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;

gj)propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;

h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.