Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 02.08.2019″

Ditën e Premte 2 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të ri bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Ngritja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve
– Vërtetimi i Mandateve të Anëtarëve të Këshillit
– Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak
– Zgjedhja e zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak
– Zgjedhja e përfaqësuesit të Këshillit Bashkiak Skrapar në Këshillin e Qarkut

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 14.08.2019

Ditën e Mërkurë 14 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Miratimi i Komisioneve të Këshillit të Bashkisë

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 27.08.2019″

Ditën e Martë 27 Gusht 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Rishikimi i buxhetit dhe numri i punonjësve të Bashkisë Skrapar dhe Institucioneve në Varësi për Vitin 2019
– Ndihma Ekonomike
– Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga Fondi i Kushtëzuar
– Vakancë e mbarimit përpara kohe e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak z.Asllan Lajthia

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 12.09.2019

Ditën e Enjte 12 Shtator 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Transferim Buxheti në Zërin Investime – Konvikti
– Miratimin e Planit të mbarështrimit të Pyllit privat me pronar Dashi Satko dhe Dritan Kuçi
– Miratimi i mundësisë së shfrytëzimit të druve të zjarrit për ngrohje për komunitetin e bashkisë si dhe miratimi i mundësisë së sasisë së bimëve mjekësore eterovajore me fondin pyjor kullosor të planifikuara për tu vjelë nga banorët e grumbulluar nga subjektet për vitin 2019
– Miratimi i Ngritjes së Komisionit të Këshillit Bashkiak për Turizmin, Kulturën, Arsimin, Rinisë, Sporteve dhe Barazisë Gjinore.
– Miratimi i tavaneve përfundimtare të projektit afatmesëm

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 30.09.2019

Ditën e Hënë 30 Shtator 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
– Dhënia e Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për muajin Shtator 2019
– Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2019
– Miratimi i shpërblimit për kryetarët e fshatrave
– Miratimi i Projektit prioritar për vitet 2020 – 2022 Rehabilitimi i Ujësjellësit të qytetit të Çorovodës dhe fshatrave Çerenisht dhe Sharove

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 11.10.2019

Ditën e Premte 11 Tetor 2019 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:
1. Projekt-Vendim “Për detajimin e transfertës nga fondi rezervë i qeverisë për njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2019”
2. Projekt-Vendim “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.07 datë 27.08.2019, “Për rishikimin e buxhetit dhe numrin e punonjësve të bashkisë Skrapar dhe institucioneve në varësi të saj”.
3. Projekt-Vendim “Mbi miratimin e listave të inventarit të pasurive të tipit pyje kullota në funksion të proçesit të rregjistrimit në pronësi të bashkive”
4. Projekt-Vendim “Mbi heqjen dorë nga fondi pyjor publik i një sipërfaqe prej 0.025 në ngastrën 33 B, ekonomia pyjore Liqeth- Valë për ndërtimin e HEC “Vokopola 3” nga subjekti “Vokopola Energji” sh.p.k.”
5. Projekt-Vendimin “Mbi miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor – kullosor publik i sipërfaqes prej 93.1 ha në objektin “Mëlovë”, Njësia Administrative Leshnje, që do përdoret nga shoqëria “Topi Eki” shpk, për kryerjen e aktivitetit minerar të shfrytëzimit të gurit gëlqeror të mermerizuar”.
6. Projekt-Vendim “Mbi miratimin e raportit teknik-ekonomik sipas kërkesës së bërë nga shoqëria “TAP-AG”, për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje me gjatësi 1.250 kilometra për ndërtimin e linjës elektrike në objektin “Therepel” dhe heqjen nga fondi pyjor / kullosor të sipërfaqes prej 0.417 hektarë.
7. Projekt-Vendimi “Mbi miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor-kullosor publik i sipërfaqes prej 3.572 hektarë në objektin “Përroi i Pigazit” që do përdoret nga shoqëria “Alion” sh.p.k për kryerjen e shfrytëzimit të mineralit ranor pllakor”
8. Të ndryshme.

Mbledhje e Këshillit Bashkiak Skrapar data 11.10.2019

Ditën e Hënë 25 Nëntor 2019  ora 11:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak Skrapar do të zhvillohet mbledhja radhës e këshillit bashkiak.
Rendi i Ditës:

  1. Projekt – Vendim “Për miratimin e paketës fiskale 2020”
  2. Projekt – Vendim “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.07 datë 27.08.2019, “Për rishikimin e buxhetit dhe numrit të punonjësve të Bashkisë Skrapar dhe Institucioneve në varësi të saj për vitin 2019” ( i rishikuar )
  3. Projekt – Vendim “Për miratimin e listës së azhornuar së inventarit për Pasuritë Pyjore / Kullota, në funksion të proçesit të Rregjistrimit në pronësi të Bashkisë Skrapar
  4. Projekt – Vendim “Për miratimin e kërkesës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme për heqjen nga heqjen nga fondi pyjor kullosor të siperfaqes prej 3 572 ha në objektin “Përroi i Bigazit”
  5. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Çorovodë, Bashkia Skrapar
  6. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht për fëmijë ” në Njësinë administrative Potom, fshati Gjergjove
  7. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Potom, fshati Backë
  8. Projekt – Vendim “Propozim për hapjen dhe funksionimin e institucionit arsimor publik parashkollor “Kopsht me ushqim” në Njësinë administrative Leshnje, fshati Vlushë
  9. Projekt – Vendim “Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin Tetor 2019
  10. Projekt – vendim “Për miratimin e Planit Vjetor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane në Bashkinë Skrapar”
  11. Projekt – Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për nxënësit Ardenis Çajup Sulaj, Shaze Besim Qemali
  12. Raportim mbi zbatimin e ligjit 171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrje bujqësore, në pronësi të përfituesve” i ndryshuar, të ligjit Nr. 172/2014 i ndryshuar ligje të cilat kanë efekte kohore të përcaktuara deri në datën 31 dhejtor 2019