Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë / Sekretare e Këshillit Bashkiak
  • Kryetari i këshillit bashkiak

    1. Kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit bashkiak zgjidhen nga radhët e anëtarëve të këshillit. Propozimi për shkarkimin e tyre bëhet me shkrim nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit.
    2. Kryetari i këshillit kryen këto detyra:
    3. a) thërret mbledhjen e këshillit, në përputhje me nenin 53 të këtij ligji;
    4. b) drejton mbledhjet e këshillit, në përputhje me rregulloren e tij;
    5. c) nënshkruan aktet që nxjerr këshilli;

    ç) kryen detyra të tjera, të përcaktuara në rregulloren e këshillit.

    3. Në mungesë të kryetarit të këshillit, detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari, sipas përcaktimit në rregulloren e brendshme të këshillit.

    Kryetar i Këshillit të Bashkisë Skrapar është z. Partizan Gorçe

  • Sekretari i këshillit bashkiak

    1. Sekretari i këshillit emërohet dhe shkarkohet nga këshilli bashkiak, në bazë të propozimit të kryetarit të këshillit, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit. Shkarkimi i sekretarit mund të propozohet edhe nga 1/3 e anëtarëve të këshillit.
    2. Sekretari i këshillit bashkiak është përgjegjës për:
    3. a) mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit;
    4. b) ndjekjen e punës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve, sipas rendit të ditës;
    5. c) njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit;

    ç) shpalljen dhe publikimin e njoftimeve e të akteve të nxjerra nga këshilli bashkiak;

    1. d) përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë;
    2. dh) mbikëqyrjen e respektimit të rregullores së funksionimit të këshillit.
    3. Sekretari i këshillit bashkiak kryen çdo funksion tjetër që i caktohet nga vetë këshilli.

    Sekretare e Këshillit Bashkiak Skrapar është znj.Myslyme Gjoka

  • Komisionet e Këshillit Bashkiak Skrapar

    Komisioni i Mandateve ka këtë përbërje:
    1. Shkëlqim Zaimi ( Kryetar Komisioni)
    2.Pëllumb Guri ( Anëtar)
    3.Flora Çela ( Anëtare)
    Komisioni i Ekonomisë, i Zënies me Punë, i veprimtarisë së Financave dhe Buxhetit, ka këtë përbërje:
    1. Fatos Hasanaj (Kryetar)
    2. Shkëlqim Zaimi (Anëtar)
    3. Pëllumb Guri (Anëtar)
    Komisioni për problemet komunale, Pronat e Bashkisë, Shëndetësisë dhe Mjedisit, ka këtë përbërje:
    1. Astrit Mustafarah (Kryetar)
    2. Enkela Gërmenji (Anëtare)
    3. Margarita Mersinasi (Anëtare)
    Komisioni Juridik dhe i Rendit Publik, ka këtë përbërje:
    1. Kujtim Lame (Kryetar)
    2. Andi Bregu (Anëtar)
    3. Myqeret Hebibasi (Anëtar)
    Komisioni i Turizmit, Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka këtë përbërje:
    1. Mimoza Zylyftari (Kryetare)
    2. Lorena Hoxha (Anëtare)
    3. Dritan Pëllumbi (Anëtar)
    Komisioni për Zhvillimin Urbanistik dhe Ndërtimit, ka këtë përbërje:
    1. Kujtim Lame (Kryetar)
    2. Partizan Gorçe (Anëtar)
    3. Shpresa Musabelliu (Anëtare)

  • Grupet e Këshillit të Bashkisë Skrapar

    Në grupin e Këshilltarëve të Subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë bëjnë pjesë:
    Partizan GORÇE
    Fatos HASANAJ
    Flora CELA

    Në grupin e Këshilltarëve të Subjektit Lëvizja Socialiste për Integrim bëjnë pjesë:
    Mimoza ZYLYFTARI
    Shpresa MUSABELLIU
    Shkëlqim ZAIMI
    Kujtim LAME
    Myqeret HEBIBASI
    Astrit MUSTAFARAJ
    Andi BREGU
    Enkela GËRMENJI
    Lorena HOXHA
    Margarita MERSINASI

    Në grupin e Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë bëjnë pjesë:
    Pëllumb GURI
    Dritan PËLLUMBI