Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e marrjes së informacionit: Menjëherë
Organi që e miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Personi Përgjegjës: Kryetari i Bashkisë
Misioni i Qeverisjes Vendore
Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:

  1. a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
  2. b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
  3. c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;

ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;

  1. d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
  2. dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
  3. e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera

normative.

Të drejtat dhe përgjegjësitë
  1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi:

1.1. Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetëqeverisjes, sipas së cilës:

  1. a) përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave;
  2. b) bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore,të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre, për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra;
  3. c) krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre, sipas ligjeve në fuqi;

ç) krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre.

  1. d) krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
    1.2.Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:

    1. a) njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
    2. b) e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes publik, nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
    3. c) e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.

    1.3.Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së cilës:

    1. a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;
    2. b) vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    3. c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;

    ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.

    1.4. Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike, sipas së cilës:

    1. a) për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që përfaqësojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit;
    2. b) të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën më të madhe për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
    3. c) veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    1.5. Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës:

    1. a) për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë;
    2. b) bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;

    c)kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.

    1.6. Të drejtën e personit juridik:

    Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë:

    1. a) të drejtën e lidhjes së kontratës;
    2. b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;
    3. c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;

    ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;

    1. d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore.

    1.7. Të drejta të tjera, sipas të cilave:

    1. a) japin tituj nderi dhe stimuj;
    2. b) vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas kritereve të përcaktuara me ligj;
    3. c) njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.

    2.Të drejtat dhe përgjegjësitë e sipërpërmendura ushtrohen nga organet e njësive të

    vetëqeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi.