Bashkia Skrapar mer pjesë në takimin e parë të zhvilluar në Kastoria për projektin LESS-WASTE-II  Promovimi i parandalimit të mbetjeve dhe riciklimi, në datën 17.10.2018.  Ky projekt po implementohet në kuadër të thirrjes Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020.

 

Partnerët e Bashkisë Skrapar në këtë projekt janë : DIADYMA SA, CERTH, Bashkia e Greneves, Bashkia e Kastorias dhe Instituti i Këkimeve Urbane.

Gjatë këtij takimi u  diskutua plani, rolet, përgjegjësitë, rezultatet e pritshme të projektit. Gjithashtu, partnerët  patën mundësinë të shkëmbejnë informacion mbi situatën aktuale, mbeturinat dhe riciklimin në të dy vendet dhe vendosën themelet për zbatimin e mëtejshëm të programit.

Objektivi i përgjithshëm i LESS-WASTE-II është parandalimi i mbeturinave përmes zhvillimit të përbashkët dhe zbatimit të veprimeve për menaxhimin më të mirë të bio-mbeturinave në zonën ndërkufitare. Projekti kontribuon drejtpërsëdrejti në objektivin e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave, i cili kontribuon në: ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror, përmirësimin e cilësisë së jetës në zonën e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës në përgjithësi.

Aktivitetet e projektit lidhen drejtpërsëdrejti me zbatimin e politikave evropiane në fushën e menaxhimit të mbeturinave, në mënyrë specifike parandalimin e mbeturinave me qëllim të minimizimit të mbetjeve dhe menaxhimit të mbeturinave ushqimore.