Mbështetur në VKM Nr.903 datë 21.12.2016, “Për Përcaktimin e Kritereve për Përfitimin e Bursave nga Fondi i Mbështetjes Studentore për Studentët e Shkëlqyer, Studentët që Studiojnë në Programe Studimi në Fushat Prioritare dhe Studentët në Nevojë” si dhe Urdhërit nr.658 datë 27.12.2017 “Mbi Miratimin e Numrit të Bursave Financiare për Studentët që Ndjekin Studimet në IAL Publike, të Regjistruar në Vitin e Parë Akademik në Programet e Ciklit të Parë Të studimeve me Karakter Profesional dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për Vitin Akademik 2017 – 2018” i ndryshuar.
Dokumentet që duhet të paraqiten për t’u pajisur me bursë për vitin akademik 2018-2019
- Çertifikatën e gjendjes familjare. (Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet në konvikte publike). (nxirret nga bashkia)
- Vërtetimin e ndihmës ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore. (nxirret nga bashkia)
- Vërtetimin për studentet me aftësi të kufizuara nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë që janë përfitues të kësaj pagese. (nxirret nga bashkia)
- Për vëllezërit dhe motrat që vazhdojnë shkollën dokumentin nga shkolla (Nëse janë studentë vërtetimin nëse janë trajtuar me burse, ose jo më parë).
- Dokumentin nga zyra e tatimeve që të vërtetojë së çdo pjesëtar nga familja e studentit duke përfshirë edhe studentin nuk ushtron aktivitet privat. (nxirret nga bashkia)
- Vërtetimin e statusit të jetimit.
- Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet që të dorëzojnë Vendimin e Gjykatës së formës së prerë.
- Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror duhet të dorëzojnë vërtetimin e marrë nga zyrat përkatëse.
- Studentët që kanë humbur prindin në krye dhe për shkak të detyrës duhet të dorëzojnë po ashtu vendimin përkatës.
- Vërtetimin që jeni studentë.
- Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me burse.
- Deklaratën personale (nxirret nga bashkia)
Nuk pranohen dokumentet për bursë për këto kategori studentësh:
- Kur janë ndarë nga trungu familjar.
- Janë duke ndjekur një program të dytë studimi.
- Kur vijnë nga familjet që ushtrojnë veprimtari private.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 15.12.2018 në Bashkine Skrapar