Shoqata “Vizion Gruaje” është një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare, vullnetare, e pavarur, e cila ka si qëllim të nxisë, të inkurajojë dhe të mbështesë gratë dhe vajzat për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të fëmijëve, kundër të gjithë formave të diskriminimit dhe shfrytëzimit. Të rrisë vetëdijen për rolin që gratë dhe vajzat kanë në shoqëri dhe familje. Të punojë për të zbutur problemet social ekonomike të grave dhe vajzave. Të punojë me adoleshentët dhe të rinjtë në zonat rurale duke ju dhënë mundësinë për t’u integruar në jetë. Të kontribuojë në përpjekjet për rritjen dhe forcimin e rolit aktiv të shoqërisë civile në jetën e vendit si një faktor i rëndësishëm shoqëror.