Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Mbrojtja e Vlerave të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është një detyrë e të gjithëve që t’a trasmetojmë brez pas brezi pasi është e rëndësishme t’a kuptojmë që Liria nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë për atë janë bërë sakrifica të pashembullta dhe çdo nënvlerësim i këtyre sakrificave mund t’a rrezikoj në të ardhmen lirinë e vendit, sovranitetin, integritetin e tij aq më tepër që pavarësisht Heroizmit të madh po prapë jemi një vend i vogël. Kështu që na duhet gjithmonë ti edukojmë fëmijët me këtë ndjenjë atdhedashurie, të forcojmë identitetin kombëtar…” – Tha kështu ndër të tjera Presidenti i Republikës Shkëlqesia e tij, z.Ilir Meta në 75 Vjetorin e Betejës së Tëndes së Qypit, në një aktivitet të mbajtur në Nishicë, Skrapar.