Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!


Me telefonë në duar, para kompjuterit, me mundësi hyrjeje në internet në çdo ambjent ku ndodhen, fëmijët janë në çdo moment përballë rrezikut që vjen nga interneti. Realiteti i përkthyer në shifra është një thirrje e vazhdueshme për vigjilencë dhe ndërgjegjësi, Përfshirja e fëmijëve mbetet pikë kyce për t ‘iu përgjigjur këtij rreziku. Qasja e prindërve ndaj këtij problemi, ndonëse në forma të ndryshme, shkon gjithmonë drejt kufizimit të fëmijeve në përdorimin e internetit.

Çfarë është dita e Internetit të sigurt ?
16 vitet e fundit, kjo ditë ka shënuar një fushatë botërore vjetore, e cila synon rritjen e vëmendjes për një internet më të mirë dhe më të sigurt, ku çdokush gëzon të drejtën të përdor teknologjinë jo vetëm në mënyrë të sigurt por dhe me përgjegjshmëri, respekt, në mënyre kritike dhe kreative. Fushata ka si qëllim gjithashtu ndërgjegjësimin e të rinjve dhe fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe punonjësve socialë, ashtu si dhe të ndërgjegjësojë industritë, vendimarrësit dhe politikanët, për inkurajimin e tyre në luajtjen e një roli të rëndësishëm për krijimin e një interneti më të sigurt, parë kjo si një përgjegjësi për çdo përdorues duke mos cënuar liritë dhe të drejtat e individëve pavarësisht moshës, gjinisë, besimit dhe përkatësisë etnike të përdoruesve të tjerë.

Andaj në kuadër të kësaj dite ndërkombëtare, Bashkia Skrapar nëpërmjet Zyrës së Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazisë Gjinore në bashkëpunim me Shkollën 9 – Vjeçare “Kahreman Ylli” me nxënësit e klasës së VI, zhvilluan sot një orë informuese dhe ndërgjegjësuese mbi Internetin dhe ndikimet pozitive dhe negative në jetën tonë.

Një internet më i mirë fillon me ty! Bashkë për një Internet më të Sigurt!