Deri në 28 shkurt 2019 në adresarin elektronik http://praktika.arsimi.gov.al çdo i ri nga 21 – 26 vjeç me arsimin e nivelit bachelor do të ketë mundësi të aplikoj për rreth 2 000 praktika punësimi të krijuara në afro 170 institucione të ndryshme qëndrore, varësie apo edhe bashki. Edhe Bashkia Skrapar i është afruar kësaj nisme dhe inkurajon të gjithë të rinjtë të aplikojnë deri në 28 shkurt 2019. Aplikimi është i shpejtë dhe i shkurtër në kohe. Ky program mbështetet nga Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Departamenti i Administratës Publike dhe UNDP.