Të nderuar qytetarë!

Bashkia Skrapar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve,  ka vënë  në dipozicion  një punonjës nga ora  08:00 deri në orën 15:00, çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, në sektorin e Tatim-Taksave, për:

– Njohjen me Detyrimet Tatimore të Vitit 2019.

– Paisjen me Njoftim-Vlerësimi për Detyrimet e Vitit.

– Për gjëndjen dhe llogaritjen e detyrimeve të prapambetura (për ata që kanë).

– Për kryerjen e  pagesës së detyrimit.

– Për çdo informacion tjetër që ju nevojitet lidhur me Taksat dhe Tarifat Vendore.

Për vitin 2019, nuk ka ndryshime në  numrin dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore, me përjashtimin të Taksës së Ndërtesës (apartament banimi) ku ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes, nga lekë për m² në tarifën 0.05% mbi vlerën e ndërtesës, në zbatim të ligjit Nr.9632, datë 31.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar. Për një taksim të drejtë mbi taksën e ndërtesës, ju duhet të paraqitni një  fotokopje të Çertifikatës së Pronësisë për apartamentin e banimit.

Qytetarët, me detyrime të prapambetura, duhet të paraqiten sa më parë, për t’u njohur me  llojin e detyrimit, vitin e krijimit, si dhe arkëtimin e tyre menjëherë. Qytetarët në pamundësi financiare për arkëtimin e menjëhershëm të tyre, mund të bëjnë kërkesë për të lidhur marrëveshje për pagesën me këste sipas ligjit “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Në çdo rast të kundërt, do të fillojmë proçedurat për mbledhjen me forcë të detyrimeve, si:
– Bllokim të llogarisë bankare.
– Vendosje e masës së sigurisë mbi pasurinë e paluajtëshme dhe të luajtëshme,
– Vendosje e sekuestros së pasurisë etj, të parashikuara këto në Nenin 90, dhe në vijim të ligjit për proçedurat tatimore i sipër cituar.
Kamatë vonesa do të vazhdojë të llogaritet deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Shpresojmë të kemi  mirëkuptimin tuaj!

Ju faleminderit!