Të respektuar qytetarë të Skraparit!
Gjatë këtyre ditëve, nisur nga temperaturat e larta dhe era e fortë, në disa zona të Skraparit ka patur raste të rënies së zjarreve nga pakujdesitë.
Ekipet tona kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet por nevojitet bashkëpunimi me secilin prej jush për parandalimin e çdo dëmi që shkakton djegie të drunjëve të cilat janë pasuri natyrore e Skraparit.
Apelojmë çdo banor, të mos ndezin zjarre! Të tregojnë kujdes për të mirën e përbashkët!
Po ashtu gjithëkush që sheh një vatër zjarri e nxisim të raportoj me detyrën e tij si qytetar për të mirën publike. Në të shumtën e rasteve, shkak të rënies së zjarreve është faktori njeri dhe kryesisht situatat lindin nga pakujdesitë.
Mos raportimi në kohë i çdo kujt bën që zjarret të përhapen nëpër vise dhe depërtojnë në sipërfaqe të larta malore, duke kërcënuar eko-sistemin natyror dhe në rast se nuk kapen në kohë, rrezikojnë për shkak të terrenit që ka Skrapari edhe kohën e shuarjes së tyre, me gjithë përkushtimin tonë.
Lusim banorët e Skraparit, që të rrisin kujdesin ndaj veprimeve jo të hijshme dhe të shtojnë ndërgjegjen e tyre, sepse pasojat negative ndikojnë përsëri mbi të gjithë ne.
Ndërgjegjësimi nis nga ne!
Raporto Raste të Zjarreve që ti Sheh duke telefonuar në 00 355 31 2 22 333
Kryetari i Bashkisë Skrapar
Nesim Spahiu