Është zhvilluar sot në mjediset e Bashkisë Skrapar takimi i parë konsultativ për nisjen nga puna për hartimin dhe krijimin e Planit Strategjik Social në Bashkinë tonë. Punonjës të Shërbimeve Sociale për çdo njësi administrative u njohën paraprakisht me nevojshmërinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të këtij plani i cili synon të  jap një fotografim të realitetit dhe mbi këto baza të ndërtoj vizionin e autoritetit vendor për problematikat sociale.
Japim disa pamje nga ky aktivitet i zhvilluar sot e premte 29 mars 2019.