Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e marrjes së informacionit: Menjëherë
Organi që e miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Personi Përgjegjës: Kryetari i Bashkisë
- Mepërjashtim të rastit kur rregulli mbi të cilin bazohet kompetenca e tyre nuk e lejon këtë gjë, Kryetari i Bashkisë mund të mandatojë ushtrimin e një ose me shume kompetencave si dhe nënshkrimin e shkresave për kategori çështjesh të prëcaktuara prej tij dhe nëpunësve të caktuar prej tij.
- Mandatiminuk ndodh pa miratimin e nëpunësit përkatës dhe, përsa është e zbatueshme, pa miratimin e drejtorit dhe/ose kreut të njësisë administrative dhe organizative. Kompetenca e mandatuar ushtrohet në emër dhe nën përgjegjësinë e Kryetarit të Bashkisë. Për cdo mandatim hartohen, nëse është e nevojshme, rregulla të mëtejshme.
- Kryetari i Bashkisë harton vendimin e mandatimit i cili mund të inspektohet nga gjithëkush. Kryetari vë në dijeni Këshillin e Bashkisë për këtë vendim.
2- FUNKSIONET/DETYRAT QË DELEGOHEN
Delegimi mund t’i bëhet një njësie administrative dhe organizative apo një nëpunësi civil.
- Delegimi, nuk ndodh pa pëlqimin e nëpunësit përkatës dhe për sa gjen zbatim edhe të drejtorit edhe/apo të kreut të tij të njësisë administrative apo organizative.
- Kryetari i Bashkisë harton vendimin e delegimit i cili mund të inspektohet nga gjithëkush.
Kryetari vë në dijeni Këshillin e Bashkisë për këtë vendim.
- Kompetencae deleguar ushtrohet në emër dhe përgjegjësi të njësisë organizative ose nëpunësit të cilit i është deleguar kompetenca.
Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, me vendim të veçantë, miraton të ardhurat dhe fondet buxhetore vjetore për njësitë e qeverisjes vendore dhe fondet speciale të tyre, me qëllim kryerjen e shpenzimeve për ushtrimin e funksioneve që kanë, si dhe huamarrjen, për financimin e projekteve të investimeve.
Kompetencat e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore perfshijne:
Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore propozon drejtimet kryesore të politikës së njësisë së qeverisjes vendore dhe projektbuxhetin në këshillin përkatës të njësisë së qeverisjes vendore.
Funksionet e Bashkisë janë të shumëllojshme duke prekur shumë fusha të ndryshme të zhvillimit të qytetit, funksione këto të cilat sa kanë ardhur edhe janë rritur nga procesi i decentralizimit të pushtetit lokal.
* Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
* Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
* Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
* Ndriçimin e mjediseve publike.
* Transportin publik vendor.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
* Shërbimin e dekorit publik.
* Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
* Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
* Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
* Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
* Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
* Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
* Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
* Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
* Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.
* Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
* Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
* Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
* Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
* Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
* Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
* Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
* Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
* Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
* Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si
informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
* Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.
* Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
* Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
* Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
* Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.
a. Krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
b. nxitjen e organizimeve brenda dhe jashtë vendit për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;
c. dhënien e ndihmës dhe informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare
ç. dhënien e ndihmës dhe informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve.
d. koordinimin e bashkërendimin e punës me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme dhe punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin.
* Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.
* Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.
* Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë dhe/ose qarkun të ushtrojnë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.
* Bashkisë ose qarkut mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.
* Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore
mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
* Bashkia ose qarku, me nismën e tyre, mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.