Në bashkëpunim me Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti dje diskutimin e tretë tematik ndërvendor rreth problematikave të lidhura me rentën minerare. Takimi i zhvilluar në Berat mblodhi së bashku drejtues të Bashkive të Beratit, Urës Vajgurore, Kuçovës dhe Skraparit, si dhe të institucioneve qendrore, sikurse Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, për të folur rreth temave të tilla si shpërndarja e barabartë e rentës, mirëadministrimi i të ardhurave, ndikimi mjedisor dhe përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve në zonat ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre industritë nxjerrëse. Prezenca paraqiti konceptin e platformës për rentat minerare, i cili do të hartohet së bashku me përfaqësuesit e bashkive të përzgjedhura për zbatimin e projektit pilot dhe institucioneve të tjera kyçe për t’i dhënë zgjidhje në një mënyrë më të qëndrueshme të gjitha çështjeve të lidhura me industrinë nxjerrëse.