Bashkia Skrapar organizoi gjatë ditës së sotme dy dëgjesa publike në kuadër të prezantimit të Draft Planit së Menaxhimit të Mbetjeve. Takimet u zhvilluan në vijim të një pune parapërgatitore që ka nisur në nivel teknik dhe që synojnë një qasje të re të ndërveprimit të autoritetit vendor dhe komunitetit.
Në orën 10:00 të paradites së sotme, nisi takimi i parë i një serie konsultash publike që do të zhvillohen mbi prezantimin e draft planit. Ky takim u zhvillua me drejtuesit e institucioneve kryesore si NënPrefekti, Nënkryetari i Qarkut, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Skrapar dhe anëtarë të Komisionit respektiv pranë Këshillit të Bashkisë, Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Arsimi dhe Drejtuesit e Shkollave, Spitali, Shëndeti Publik, etj. Pjesë këtij takimi ishte edhe një përfaqësi e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat duke forcuar kështu rolin e aktorëve të rëndësishëm rajonalë e vendore në strategjitë vendimarrëse. Menaxherja e Projektit për Menaxhimin e Mbetjeve në Qarkun Berat, znj.Mirela Buhuri në fjalën e saj theksoi rëndësinë e projektit jo vetëm në nivel lokal por për gjithë qarkun. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe rezultativ që është patur me autoritetin vendor të Bashkisë Skrapar për sjelljen e një drafti të mirëfilltë, konkret dhe të realizueshëm në objektivat e tij. Të pranishmit më pas u njohën në mënyrë të detajuar me draft planin që grupi i punës i atashuar pranë Bashkisë Skrapar kishte përgatitur. Referuesja e këtij draft plani znj.Sonila Hysenbelli i’u përgjigj interesimit mbi pyetjet dhe sygjerimet e dala nga ky takim. Po ashtu po sot, rreth orës 12:00 u zhvillua një dëgjesë publike me banorë të qytetit të Çorovodës mbi të njëjtën tematikë. Pyetjet dhe problematikat e qytetarëve morën një rëndësi të veçantë në këtë takim, te cilat do te jene pjese e nje aneksi te vecante ne kete plan. Takimet do te vijojne ne njesite e tjera administrative te Bashkise Skrapar.
Në bashkëngjitje imazhet nga takimet e realizuara ditën e sotme.
Kujtojmë, se Bashkitë e Qarkut Berat janë pjesë këtij projekti që vjen si financim prej afro 2.2 milion franga zviceriane nga Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Ekonominë (SECO). Projekti vjen si kooperim me Fondacionin për Qeverisje dhe Autonomi Vendore (Flag), Infrastruktur & Umwelt, Sehlhoff Gmbh.
