Neni 5 pika b dhe Neni 12 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Brenda 15 ditëve nga miratimi
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Përgjegjësi i Sektorit të të ardhurave

Lehtësira dhe përjashtime
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:
– pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
– pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me VKM, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
– ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
– banesat sociale në pronësi të bashkive;
– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
– strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
– ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore
Përjashtohen nga taksa te tjera edhe:
– Fermerët që janë regjistruar me NIPT sipas vërtetimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore sipas udhëzimit Nr.19,datë3.11.2014, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar”