të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të
hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15
ligji parashikon afate, brenda të cilave palët e interesuara duhe të
dërgojnë rekomadimet e tyre. Këto afate janë të zakonshme, të cilat
mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e
domosdoshme nga organi publik.
Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohet,
janë parashikuar dhe afatet kohore. Në pikën 1 të nenit 15
parashikohen afatet e përgjithshme:
- a)Nërastet kur organi publik ndjek procedurën e “njoftimit
paraprak”, para se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara
duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe
komentet. Afati është në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit
për procesin e njoftimit paraprak.
- b)Edhenë rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik
për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e
njoftimit të procesit të konsultimit publik.
Siç u shprehëm më lart, afatet janë të zakonshme, por me vendim
të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë
komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar që ky afat
mund të zgjatet deri në 40 ditë pune dhe afati fillon nga momenti
i njoftimit të konsultimit publik. Në rast se organi publik vendos të
shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.
Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë
njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga
komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishme, që nuk kanë qenë të
përfshira në draftin fillestar. Në këtë rast, ligji pothuajse ka garantuar
një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv, duke dhënë
më shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i
nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës
tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/çështjes
së re. Shprehemi “pothuajse” sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt
me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të
drejtën të veprojë në këtë mënyrë. Nëse organi publik nuk e ushtron
këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme.
Një afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parshikuar
në VKM nr. 828, datë 07.10.2015, ku parashikohet se koordinatori
për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin
brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në
rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një
afat më të shkurtër, koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit
të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune, nuk shtyn afatin
e përgjithshëm të konsultimit, pasi afati nis nga momenti që organi
publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që
parashikon ligji. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një
afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për
publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar
teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik.
Në rastet kur ligjet e posaçme parashikojnë afate të ndryshme nga
afatet e parashikuara në këtë ligj, sipas parimit lex specialis derogat
lex generalis (ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm),
në këtë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posaçme.
Ndër ligjet e posaçme mund të përmendim Konventën e Aarhus-it, e
cila është trajtuar në vijim të këtij materiali.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]