Neni Nr.18/1 I ligjit Nr. 139/2015″Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 I ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik

Në mënyrë që konsultimi të jetë efektiv, palët e interesuara duhet të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15 ligji parashikon afate, brenda të cilave palët e interesuara duhe të dërgojnë rekomadimet e tyre. Këto afate janë të zakonshme, të cilat mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e domosdoshme nga organi publik. Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohet, janë parashikuar dhe afatet kohore.
Në pikën 1 të nenit 15 parashikohen afatet e përgjithshme:

  1. a) Në rastet kur organi publik ndjek procedurën e “njoftimit paraprak”, para se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe komentet. Afati është në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak
  2. b)Edhe  në rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit të procesit të konsultimit publik.

Siç u shprehëm më lart, afatet janë të zakonshme, por me vendim të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar që ky afat mund të zgjatet deri në 40 ditë pune dhe afati fillon nga momenti i njoftimit të konsultimit publik. Në rast se organi publik vendos të shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.

Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishme, që nuk kanë qenë të përfshira në draftin fillestar. Në këtë rast, ligji pothuajse ka garantuar një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv, duke dhënë më shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/çështjes së re. Shprehemi “pothuajse” sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të drejtën të veprojë në këtë mënyrë. Nëse organi publik nuk e ushtron këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme.

Një afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parshikuarnë VKM nr. 828, datë 07.10.2015, ku parashikohet se koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në njëafat më të shkurtër, koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune, nuk shtyn afatin e përgjithshëm të konsultimit, pasi afati nis nga momenti që organi publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që parashikon ligji. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar  teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik.

Në rastet kur ligjet e posaçme parashikojnë afate të ndryshme nga afatet e parashikuara në këtë ligj, sipas parimit lex specialis derogat

lex generalis (ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm), në këtë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posaçme. Ndër ligjet e posaçme mund të përmendim Konventën e Aarhus-it, e cila është trajtuar në vijim të këtij materiali.

Sygjerimet tuaja i presim në email: info@bashkiaskrapar.gov.al