[vc_row][vc_column]
Neni Nr.18/1 I ligjit Nr. 139/2015″Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 I ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati i Publikimit: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Organi që Zbaton: Sekretari I Këshillit Koordinatori për njoftimimin dhe konsultimin publik
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Organi publik, në rastet kur e çmon të nevojshme dhe projekakti
ka një rëndësi të veçantë dhe ka një interes të lartë publik, përveç
njoftimit të konsultimit publik, ai zhvillon dhe takime publike, ku
marrin pjesë subjektet, grupet e interesit, ekspertët, OJF-të etj.

Në mënyrë që palët e interesuara të kenë kohë të përgatiten dhe të
kenë mundësi të marrin pjesë në takim, organi publik duhet të bëjë
njoftimin për takimin publik që do të zhvillohet, jo më pak se 20 ditë
pune përpara takimit.

Bashkë me njoftimin për afatin, njoftimit i bashkangjitet informacion
për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi, si dhe një
kopje e projektaktit që do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

Takimet për konsultimin publik janë të hapura, ku çdo person i
interesuar mund të marrë pjesë. Takimi drejtohet nga një përfaqësues
i organit publik dhe organizohet sipas rregullave të organit publik.
Pjesëmarrësit kanë të drejtën të shprehin opinionet në lidhje me
projektaktin dhe çështjet që janë në diskutim, duke respektuar
rradhën dhe etikën në komunikim.

Gjatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen
pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit.
Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të
përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit,
rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose video dhe ky
veprim nuk bie ndesh me ligjin.

Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të
nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi
të transmetohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana,
Televizion Shqiptar, kanalet e tjerë në platformën digitale të këtij
institucioni, ose qendrat radiotelevizive lokale të RTSH). Ligji nuk
parashikon transmetimin në mediat private, por një veprim i tillë
nuk është i ndaluar. Nëse mediat private kanë interes, ato mund të
transmetojnë takimin

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]