Baza Ligjore

Iniciativat qytetare për të propozuar dhe hartuar politika është një mekanizëm tjetër që fuqizon komunitetin për të vepruar dhe për të ndryshuar politikat në bashkitë e tyre.

Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjes vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak (kjo rregullore momentalisht është në riformatim).

Propozimet e ardhura në këshillin bashkiak si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.